Shkenca po shpjegon me ftohtësi dashurin

Shkenca po shpjegon me ftohtësi dashurinVetëm këto fije të holla kanë mbetur për ta shtrënguar nyjën, ndërsa fibra e vërtetë është dobësuar. I ka kaluar koha mënyrës së vjetër romantike të jetesës.

Martesa, edhe pse shumë e kanë akuzuar si një mizerie, në të vërtetë nuk është e tillë. Ajo është si një veshje e rehatshme; madje edhe zënkat midis partnerëve e ndihmojnë atë. Ajo është e vetmja që përbën atë që e quajmë shtëpi e ëmbla shtëpi.

Në poezi shpesh i këndohen këngë fazave të dashurisë. Ne u kemi besuar historive që shpjegojnë kompleksitetin e dashurisë dhe përrallave tëxhelozisë…

Por tani, tregimet e çdo kulture e civilizimi për dashurinë mund edhe të ndryshojnë. Shkenca po shpjegon me ftohtësi, atë që ne e kemi ndjerë gjithmonë si njëmit e si magji e që e quajmë dashuri.

Për herë të parë në histori, kërkimet e reja shkencore kanë filluar të ndriçojnë vendin ku vendoset dashuria në trurin tonë dhe në mënyrë më të veçantë të përcaktojnë komponentët kimikë të trurit që janë përgjegjës për të.

Gratë e përdorin orgasmën si një mënyrë për të kuptuar në se burri është për të i mirë ose jo. Po qe se ai është i padurueshëm dhe brutal ajo nuk e arrin dot orgasmën me të dhe vetëm ky fakt mjafton që ajo në mënyrë instiktive të ndjejë se ai ka pak gjasa të jetë një burrë dhe baba i mirë. Shkencëtarët mendojnë se orgasma femërore ka evoluar aq shumë, sa që një grua me ndihmën e saj mund të dallojë në se një burrë është për të personi i duhur ose jo.

Kujtoni për një çast dashurinë e parë. Nuk ka rëndësi as mosha kur e keni provuar e as vendi ku keni qenë. Mosha dhe gjeografia nuk kanë rëndësi. (Fisher ka provuar rënien e parë në dashuri me një mësuesin e saj kur ishte 12 vjeç.) – (shih gjithashtu ne kete faqe, testin e Fisher me fotografite) Edhe Danatella Marazziti, Profesoreshë e Psikiatrisë në Universitetin e Pisas në Itali, studioi biokiminë e sëmundjes së dashurisë. Pasi kish rënë dy herë në dashuri për vete dhe ndjeu forcën e tmerrshme të dashurisë, Marazziti u interesua për të eksploruar ngjashmërinë midis dashurisë dhe çrregullimit psiqik obsesive-compulsive (OCD).

Ajo dhe kolegët e saj përcaktuan nivelin e serotoninësnë gjakun e 24 personave që kishin rënë në dashuri në gjashtë muajt e fundit dhe që ishin obsesivë për këtë objekt dashurie për së paku katër orë në ditë. Serotonina është neurotransmetuesi ynë ”yll” që mbrohet nga medikamentetpsikiatrike po “yll”: Prozaku, Zolofti, Paxili, midis shumë preparateve të tjera. Kërkuesit ka kohë që bëjnë hipoteza se njerëzit me çrregullim obsesiv/compulsiv kanë ”prishje të balancës” të serotoninave. Barnat si Prozaku, i ndihmojnë të sëmurët me këto çrregullime psikike që të balancojnë nivelin e këtij neurotransmetuesi (serotoninës).

Marazzati krahasoi nivelin e serotoninave të dashuruarve me grupin e njerëzve që vuanin nga çrregullimi obsesiv/compulsiv dhe me një grup tjetër personash që nuk kishin probleme as me pasionin as me sëmundjen psikike. Niveli i serotoninës në gjakun e pacientëve me çrregullime obsesive/compulsive dhe në gjakun e të dashuruarve ishte 40 përqind më i ulët se në subjektet normale.

Kjo përkthehet: Dashuria dhe OCD kanë profil kimik të njëjtë.
Kjo përkthehet: Dashuria dhe OCD nuk ndahen nga njëra-tjetra.
Kjo nga ana e saj përkthehet: Mos u çmend e budalleps. Qëndro larg.

Natyrisht ky është një urdhër që asnjë nga ne nuk e plotëson dot. Ne do të biem në dashuri, ndonjëherë në mënyrë të përsëritur, duke e vënë veten çdo herë në gjendje mendore shumë të sëmurë. Megjithatë duket se ka shpresa për ata që janë kapur në këtë zgrip pasioni. Shpresa është Prozaku. Nuk ka asgjë tjetër veç asaj hapes me dy ngjyra për të ulur dëshirën seksuale dhe t’i bëjë të ndjehen të painteresuar dhe “pa oreks” edhe pse bufeja është e pasur. Helen Fisher beson se përdorimi i barnave si Prozaku prish aftësinë e personit për të rënë në dashuri dhe për të qenë i dashuruar. Dukempirë dashurinë dhe libidon që e shoqëron atë, marrëdhënia humbet forcën dhe interesin.

Fisher thotë : “Unë njoh një çift që ishin gati për divorc. Gruaja ishte nën efektin e antidepresivëve. Më vonë ajo i la ato, filloi të këtë argasma, ndjeu rinovimin e atraksionit seksual për burrin e saj dhe ata tani janë përsëri në dashuri me njeri-tjetrin”

Testi i Fisher me fotografinë e bashkëshortit/es dhe të dashurit/ës

Helen Fisher, antropologe nga N.Y., i kushtoi shumë punë nga karriera e saj evidentimit biokimik të dashurisë, në të gjitha shfaqjet e saj: epsh, romancë, afrim dhe mënyrës sesi këto të gjitha së bashku bëjnë dyllin dhe fillin e një qiriu. Ajo flet me sinqeritet dhe diskuton ngjitjet dhe rëniet e dashurisë, në atë mënyrë siç flasin njerëzit edhe për blerje- shitjet e zakonshme.

Fisher për dhjetë vjet studioi dashurinë në MRI (Magnetic Resonance Imaging). Ajo dhe kolegët e saj Arthur Aron dhe Lucy Broën studiuan njerëz që ishin “marrëzisht të dashuruar” për një periudhë mesatarisht shtatë mujore. Duke qënë brënda në makinën MRI, këtyre personave u treguan dy fotografi-njëra neutrale, tjetra e dashnorit ose dashnores.

Çfarë i habiti shkencëtarët ?

Kur personi shikonte fotografinë e dashnorit/dashnores, pjesët e trurit që lidhen me shpërblimin(reëards) dhe kënaqësinë – pra zona tegmentale ventrale dhe nukleus caudatum- u ndezën.

Fisher nuk u habit shumë që gjeti një vend në tru, një adresë për dashurinë që kalonte nëpër një rrugë kimike specifike; por nga fakti që dashuria ndizte nukleusin kaudat që është strehëza ku ka një shpërndarje të dendur të receptorëve përgjegjës ndaj neurotransmetuesit që quhet dopamine. Fisheri e mendoi dopaminën si pjesë të pocionit tonë të brendshëm të dashurisë.

Në proporcione të përshtatshme, dopamina, krijon energji intensive, ngazëllim, fokusim të vëmendjes dhe motivacion për të fituar shpërblim (reëads). Ja pse të sapo dashuruarit nuk i zë gjumi, vëzhgojnë lindjen e diellit, marrin pjesë në gara, rrëshqasin shpejt poshtë një piste skish, që zakonisht do të ishte e frikshme për shkathtësitë e tyre. Dashuria i trimëron, i shkëlqen, i bën të mos marrin parasysh rreziqe të vërteta, të cilat disa herë i kapërcejnë, e disa herë jo.

Komento