Shkencëtarët për herë të parë kanë transformuar qelizat nga kordoni i kërthizës

Shkencëtarët për herë të parë kanë arritur të shndërrojnë qelizat burimore nga kordoni i kërthizës  në lloje të tjera të qelizave, me çka hapen mundësitë e tjera për shërimin e sëmundjeve të sistemit nervor, në mes tjerash, lëndimet e boshtit kurrizor dhe skleroza e shumëfishtë.

“Kjo është hera e parë që kjo është arritur me ndihmën e qelizave burimore të cilat nuk janë embrionale.

Jemi shumë të entuziazmuar për shkak të mundësive që na hap kjo arritje, pasi që anashkalon pengesat etike qe i kemi me qelizat burimore”, ka deklaruar James Hickman, bioinxhinier i Universitetit të Floridës Qendrore.

Profesor Hickman është dhe udhëheqësi i ekipit shkencor, arritja e të cilit është prezantuar në numrin e fundit të revistës “ACS chemical neuroscience”.

Përdorimi i qelizave burimore të marra nga kordoni i kërthizës me qëllim të shërimit nuk nxit dilema etike, sepse kordoni i kërthizës edhe ashtu gjuhet. Përparësia tjetër e madhe është në atë që kryesisht nuk ka reagim të sistemit të imunitetit në qelizat e kësaj origjinë, për ç’arsye aplikimi i tyre në shërim do të ishte më i thjeshtë.

Sfida kryesore në punën me qelizat burimore është zbulimi i shtytësve kimikë apo të tjerë të cilët nxisin transformimin e tyre në llojin e dëshiruar të qelizave.

Kur hulumtuesja e laboratorit Hickman, Hedvika Davis, ka vendosur të transformojë qelizat burimore të nxjerra nga kordoni i kërthizës në oligodendrocite – qelizat që izolojnë nervat në tru dhe bosht kurrizor dhe mbrojnë nga sëmundjet e sistemit nervor – ka konstatuar që ekipet e tjera kanë zbuluar komponentët në oligodendrocite të cilat lidhen me hormonin norefinefrin, çka çon në përfundimin që qelizat zakonisht ndërveprojnë me këtë substancë kimike dhe që kjo është një nga faktorët që stimulojnë prodhimin e tyre.

Komento