Shpenzimet e festave

Shpenzimet e festaveMe një papunësi të lartë shumë njerëz dëshirojnë të dinë se a do të jenë ata të gatshëm për të kaluar si duhet pushimet dimërore”, thotë analistja financiare Jean Chatzky.

Por me një planifikim të vogël, kjo gjë mund të tejkalohet, thotë ajo. Më poshtë po sjellin këshillat e saja kryesore.

1. Nëse dëshironi që të paguni dhuratat me kredit kartela sigurohuni që t’i paguani ato jo më larg se në muajin shkurt. Përndryshe përdor para të dorës ose kartelë debiti.

2. Kujdes për financat e juaja. A ka ndonjë gjë të cilat mund t’i bëni në muajt e ardhshëm për të dalë nga shpenzimet e pushimeve.

3. Bëni një buxhet për pushime. Duhet që rreth gjysmën e pagës ta shpenzoni për pushime ndërkaq të tjerat për shtëpi. Përjashtim bën vetëm nëse keni kursime më të mëdha dhe paratë ruani për ndonjë renovim në shtëpi. Llogaritni mirë shpenzimet për letrat e ambalazhit, shpenzimet për argëtim dhe ushqimin për festa – të gjitha këto janë pjesë e kësaj kohe.

4. Fshihni kartolinat e dhuratave për fëmijët e juaj. Fëmijëve duhet që t’i jepni rregullisht kartolina dhe dhurata por këto të festave janë të veçanta – veçanërisht ata do të jenë të kënaqur nëse në kartolinë ia fusni 10 apo 20 euro. Kështu, ato do t’i shpenzojnë sipas dëshirës së vet!

5. Blini një dhuratë për tërë familjen në vend që të blini për secilin anëtar të familjes veç e veç.

6. Blini dhurata sa më të lira dhe më të ndryshme se në vitin e kaluar. Përgatitni ndonjë kek apo gurabija me anë të recetave që jepen për beba.

7. Bamirësie për këtë vit ka qenë e vogël në secilin vend të botës. Jepni ndonjë para atyre që kanë nevojë. Kur ata ta marrin letrën tuaj dhe e kuptojnë që keni bërë mirë atëherë do sillni gëzim edhe tek të tjerët!

8. Nëse njëri nga fëmijët e juaj dëshiron dhurata shtesë atëherë kërko ndihmën e gjyshit apo gjyshes dhe sigurisht që do i dhurojnë fëmijëve dhuratat që ata i dëshirojnë. Edhe fëmijët kanë pasur traume sivjet – kështu nëse blini një dhuratë të madhe atëherë kjo do të thotë shumë për ta.

Komento