Shpërbërja e thonjëve dhe hollimi i tyre

thonjt;Vit pas viti ne vëmë re që thonjt nuk janë më si më parë.  Shkaqet janë të shumta.

Një ndër shkaqët kryesore në hollim e tyre është vjetërsia e thonjve të cilët nuk janë më në gjëndje që të prodhojnë Keratinë e cila është lënda ushqyese kryesore për rritjen e tyre.

Një shkak mjaft i zakonshëm që e hasim në të shumtën e rasteve është ai i një diete të varfër veçanërisht të mungesës së vitaminës A dhe B6. Shpërbërja e thonjvë vjen dhe nga disa shkaqe të tjera të cilat janë mjaft të rrezikshme. Keto shkaqe jane trajtimi i thonjve me produkte të pa kontrolluara dhe të pa pershtatshme sikur është xheli apo përbërës të tjerë që ne i përdorim që thonjtë të duken më bukur, por në fakt ne po i shkatërrojme ato.

Ka dhe disa shkaqe të tjera si stresi, lodhja nervozizmi etj që ndikojne direkt në mirqënjen e thonjve dhe ripërtëritjen e tyre në mënyrë graduale.

Komento