Shtyjeni shfaqjen e rrudhave

Shmanguni dietave drastike, ndërpriteni duhanin, pini shumë ujë.

Lëkura e personave të plotë, plaket më ngadalë. Kjo është meritë e indit nënlëkuror, që shërben si mbrojtje e lëkurës, për këtë arsye, lëkura në fytyrë thatike lëvaret më shpejt dhe më lehtë.

Shenjat e moshës më lehtë shfaqen në lëkurë të thatë, sepse ky tip i lëkurës është më pak i hidratizuar dhe i mungojnë përbërësit ushqimor. Lëkura e thatë mbrohet më dobët, sepse e ka të dëmtuar sh resën sipërfaqësore, përmes së cilës depërtojnë më lehtë materie e dëmshme.

Si plaken gratë në krahasim me meshkujt? Lëkura e gruas plaket shpejt, sepse është më e hollë dhe më e thatë se lëkura e mashkullit.

Pirja e duhanit pengon depërtimin e drejtë të oksigjenit në inde, e cila për këtë arsye nuk mund t’i plotësojë të gjitha funksionet e saj.

Krahas moshës, fillojnë të shfaqen njollat në ngjyrë të errët, të cilat, me kalimin e kohës, trashen dhe vrazhdësohen. Te gratë këto njolla nisin të krijohen rreth moshës 55 vjeçe.

Meqë përmban më shumë sebum, lëkura e mashkullit mbrohet më mirë nga mplakja./telegrafi/