Shumë pushime shkaktojnë depresion

Pas një jave të lodhshme pune, të gjithë ëndërrojnë të kishin disa ditë pushimi për t’u relaksuar, larg ambientit në të cilin duhet të shpenzojmë çdo ditë orët më të mira të ditës sonë.

Megjithatë, një studim i ri tregon se pushimet e tepërta janë në gjendje të fusin një njeri në depresion shumë më tepër se tepria e punës.

Studimi i krye nga Universiteti i Teksasit, i cili kreu një sondazh midis 1 329 adoleshentëve, duke i pyetur se sa kohë të lirë kishin dhe sa të lumtur ndiheshin në këtë periudhë.

Ata që kishin shumë pak kohë të lirë, shpreheshin shpesh herë të trishtuar, por dëshpërimi i mospasjes së asgjëje për të bërë linte pasoja shumë më të thella psikologjike.

”Për të qënë të kënaqur, është e domosdoshme të zgjedhim diçka të mesme midis aktivitetit dhe kohës së lirë. Jetojmë në një shoqëri ku koha është shndërruar në diçka thelbësore. Mungesa e kohës së lirë përkthehet me presion psikologjik dhe lidhet me nivele më të ulta kënaqësie, por jetojmë edhe në një shoqëri konsumi, ku mungesa e konsumit ekspozon ndaj rrezikut real të rënies në depresion”, deklaroi njëri prej udhëheqësve të studimit.

Komento