Shurupi natyral, që shëron kollën dhe gripin

Shurupi natyral, që shëron kollën dhe gripinGripi, kolla dhe ftohjet janë gjendje që prekin sistemin respirator gjatë sezoneve të ndryshme. Janë gjendje të mërzitshme, sepse shkaktojnë simptoma si kongjestion nazal, fyt të thatë dhe vështirësi për të marrë frymë normalisht. Kur sistemi juaj imun dobë- sohet dhe jeni të ekspozuar viruseve dhe baktereve, jeni të rrezikuar nga këto sëmundje.

Për fat të mirë, ka opsione sa të duash për t’i luftuar këto gjendje. Ne ju propozojmë mënyrën natyrale dhe të shëndetshme për të kontrolluar këto simptoma. Xhenxhefili dhe shurupi i limonit përmbajnë substanca që forcojnë sistemin imun të trupit, transmeton gazeta Kosova Sot.

SHURUPI NATYRAL NGA XHENXHEFILI DHE SHURUPI I LIMONIT PËR TË LUFTUAR GRIPIN

Ky shurup natyral është ilaç i shkëlqyeshëm shtëpiak për problemet respiratore, që është përdorur shekuj me radhë. Përgatitet me kombinimin e xhenxhefilit, limonit dhe mjaltit.

VETITË SHËRUESE TË XHENXHEFILIT

Xhenxhefili është rrënjë e popullarizuar në mjekësinë alternative. Për më shumë, është opsion i mirë për problemet inflamatore dhe ka efekt në ndalimin e dhimbjeve. Është vërtetuar se lufton gripin, ftohjen dhe bronkitisin. Është i pasur me kalium, niacinë, fosfor dhe vitamina C, që e forcojnë sistemin mbrojtës të trupit të njeriut.

VETITË SHËRUESE TË LIMONIT

Një nga vetitë më të mëdha shëruese të limonit është vitamina C, që është esencial për forcimin e sistemit imun. Limoni është antibakterial, antiseptik dhe kundër inflamacioneve, ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes kur dëmtohet si pasojë e mukozës.

VETITË SHËRUESE TË MJALTIT

Mjalti është një nga ushqimet e para të njohura si “superushqim”, falë përbërësve të shumë shërues. Është i pasur me vitamina, lloje të ndryshme të mineraleve dhe i pasur me antioksidues që përkrahin punën e trupit, derisa forcojnë sistemin mbrojtës kundër substancave të dëmshëm. Mjalti po ashtu është një antibiotik i fortë natyral që lufton bakteret dhe viruset që shkaktojnë kollë dhe ftohje.

SI MUND TA PËRGATISNI SHURUPIN?

Këtë shurup mund ta përdorni si suplement në trajtimin ftohjes dhe gripit, por mund ta përdorni edhe si masë parandaluese.

Përbërësit: 2 limonë 1 pjesë rrënjë xhenxhefili 500 gramë mjaltë organik

Përgatitja: Shpëlani limonët dhe më pas i preni në rriska të holla Shpëlani xhenxhefilin dhe e gërryeni Të dy përbërësit i vendosni në një gotë të pastër dhe derdhni mjaltin nga sipër E lini të qëndrojë për 24 orë derisa përbërësit të përzihen mirë Mund ta ruani në frigorifer deri dy muaj SI TA PËRDORNI: Personat e rritur mund të marrin deri në dy lugë të mëdha në ditë, ndërsa fëmijët mund të marrin dy lugë, por lugët duhet të jenë të vogla.