Si e mendojnë femrat lidhjen intime?

Ekspertët në fushën e marrëdhënieve romantike, japin sugjerime për ato çifte që kërkojnë të kenë raporte seksuale të mira.

Sipas tyre, është shumë e rëndësishme komunikimi mes partnerëve, biseda e hapur, praktikimi i fantazive dhe ato që shihen në filma si dhe mbi të gjitha vlerësimi i njëri-tjetrin. Ja disa nga këshillat për një marrëdhënie të ngrohtë dhe jo problematike.

Merrni gjërat ngadalë

Merrini gjërat shtruar. Studime të shumta kanë treguar se femrave u pëlqen që të nisin marrëdhënien seksuale me butësi dhe ngadalë. Ato ankohen shpesh se djemtë duan t’i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe e teprojnë me puthjet apo me “futjen e duarve”. Sa më shumë të zgjasni kohën përpara se të nisni seksin aq më shumë do të përmbushni dëshirat e partneres dhe do të shijoni në maksimum ato momente.

Ndryshoni stilin tuaj

Kërkoni që të jeni i paparashikueshëm për partnerin tuaj, pasi e panjohura eksiton edhe më shumë. Kërkoni që t’i dhuroni çdo akti seksual pozicione të reja për ta bërë atë edhe më të bukur. Mos kini frikë të provoni diçka që ju besoni se do t’u pëlqejë dhe pyesni gjithmonë partnerin si ndihet dhe si e dëshiron aktin seksual apo vendet ku dëshiron të preket në një moment të caktuar të intimitetit tuaj. Femrave nuk u pëlqen të tregojnë apo t’i mësojnë partnerit se çfarë u pëlqen ndaj mënyra më e mirë është ta pyesni atë në mënyrë të
drejtpërdrejtë.

Vlerësimi i pamjes së jashtme

Vlerësoni pamjen e jashtme të partnerit/es dhe kujdesuni për veten tuaj. Shfaqni sa herë që ju jepet rasti vlerësimin për njeriun që keni një krah. Njerëzve u pëlqen të ndjehen mirë dhe të bukur, pasi gjatë gjithë kohës, sidomos femrat, i shoqëron pasiguria e pamjes fizike, dhe komplimentet nuk janë asnjëherë të tepërta. Por është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje edhe vetes suaj, veshjes dhe kujdesit ndaj lëkurës. Dihet që në herën e parë që shihni dike qendra e vëmendjes është paraqitje e tij ndaj përpiquni që të jeni gjithmonë në formë. Në një lidhje dashurore ndjenjat janë më të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se paraqitja juaj vendoset në plan të dytë.

Lexojani mendimet

Mësoni të kuptoni kur partneri juaj dëshiron seks. Shpesh partnerët nuk duan që ta zgjasin shumë fazën përpara se të nis akti seksual ndaj është shumë e rëndësishme të kuptoni se kur është ky moment. Nëse partneri juaj ju sheh me sy joshës, apo prek vazhdimisht organin tuaj gjenital atëherë dijeni se ky është një mesazh që u dërgohet për të kuptuar që ka ardhur koha që të hidheni në sulm.

I jepni atë që ëndërron

Mos mendoni se partnerja do t’u kërkojë atë që dëshiron. Shumë femra janë të turpshme sa për të kërkuar seks oral, edhe pse e dëshirojnë shumë atë. Nëse ajo nuk ua kërkon provoni t’ia jepni vetë këtë kënaqësi. Nëse e pëlqen atëherë do t’u lejojë të vazhdoni, ndërsa nëse nuk e ndjen kënaqësi do t’u kërkojë që të ndaloni.