Si e ndryshojnë trurin elektroshokët?

Terapia kontroverse me elektroshokë (ETC) ndikon në atë se si komunikojnë në mes vete pjesët e ndryshme të trurit, që janë të përfshirë në gjendjen depresive, kanë pohuar ekspertët skocezë nga Universiteti në Aberdeen.

Me ndihmën e rezonancës elektromagnetike ata kanë vërtetuar që ETC qetëson lidhjet për së tepërmi aktive në mes pjesëve të trurit përgjegjëse për emocione dhe disponim dhe atyre përgjegjëse për të menduarit dhe koncentrimin.

Me veprimin e tillë ETC në rastet e depresionit të rëndë mund t’u mundësojë pacientëve që “të shijojnë më shumë jetën” dhe të kryejnë aktivitete e përditshme.

Rezultatet e ekipit skocez  janë në përputhje me mendimin gjithnjë e më të përfaqësuar të ekspertëve që tek depresioni vjen deri te “hiperlidhja” në mes pjesëve të përmendura të trurit. Përveç kësaj, në janar të këtij viti David Nutt, profesor i neuropsikofarmakologjisë nga Imperial College London, ka deklaruar se si përbërësi aktiv i “kërpudhave magjike” psikodelike pengon lidhjen në mes pjesëve të trurit, prandaj për këtë mund të jetë efikas në shërimin e depresionit të rëndë.

Ekipi nga Aberdeen ka vazhduar të përcjellë nëntë pacientë në të cilët ka kryer hulumtimin  e veprimit të elektroshokëve, për të vërtetuar nëse do të shfaqet përsëri hiperlidhja e pjesëve të caktuara të trurit dhe depresioni, si dhe për të krahasuar efektet e veprimit të ETC-së në depresion me efektet e mënyrave tjera të shërimit të kësaj sëmundje, siç janë psikoterapia dhe dhënia e antidepresivëve.