Si ndikon dashuria në organizmin tonë

Ah kjo dashuri… Në ditët e para të dashurisë së ndërsjellë, zemra rreh me shpejt, gjunjët dridhen, koka është në ré.

Këto ndjenja të forta janë përshkruar dhe kënduar mijëra herë.

Por, ka aty diçka edhe më shumë se metafora, sepse dashuria me të vërtetë ndikon në organizmin tonë. Ndiheni ndryshe dhe jeni më të ndryshëm. Prandaj nëse ju intereson se çka kanë zbuluar hulumtimet për atë gjë që quajmë dashuri, vazhdoni të lexoni.

Të varur nga dashuria

Dopamina është hormoni i cili është përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë. Kur biem në dashuri, tajitet dopamina, e cila krijon ndjenjën e lidhjes dhe eksitimit në mes partnerëve. “Ajo që dikush merr kuptim të veçantë për ju dhe që përqendroheni pikërisht në atë person ndodh sepse aktivizohet tajitja e dopaminës”, thotë dr. Helen Fisher. “Kjo është ajo që drejton sjelljen e orientuar nga partneri i ri i cili na bëhet më i rëndësishmi”. Por, ajo ka theksuar që dopamina mund të jetë e pranishme edhe në lidhjet e gjata, në të njëjtën mënyrë si tek ato në fillim.

“O” si oksitocina

Oksitocina është hormoni i cili qetëson dhe i lidh çiftet ndërmjet vetes duke nxitur intimitetin.  “Kjo është ajo dëshira për përqafime, puthje dhe prekje”, shpjegon Fisher. Nivelet e oksitocinës rriten edhe tek nënat e reja, duke nxitur prodhimin e qumështit dhe lidhjen me foshnjën. Prandaj, nëse dëshironi thjesht të qëndroni në shtëpi duke shikuar film dhe përdhelur me të dashurin tuaj, kjo është me siguri për shkak të oksitocinës.

Testosteroni në veprim

Edhe pse testosteroni konsiderohet hormon mashkullor, ai ndihmon të mbahet zjarri te të dy gjinitë. “Kjo është vetëm një nga pjesët e shumta që e përbëjnë dashurinë”, tha dr. Fisher dhe shtoi që “seksi mund ta rrisë nivelin tuaj të testosteronit”. Meshkujt zakonisht kanë nivele më të larta të testosteronit që paraqiten edhe në pështymë. Kështu, sipas një teorie, gjatë puthjes ai hormon bartet dhe kështu nxit dëshirën seksuale tek partneri.

Ju është lidhur gjuha?

Një përbërës tjetër i mundshëm i pijes së dashurisë është norepinefrina (e cila ende studiohet). Ky hormon i stresit rrit numrin e rrahjeve të zemrës dhe mund të jetë arsyeja pse ndieni nxehtësi dhe eksitim kur ju vë re dikush i veçantë. Fisher thotë që ai mund të jetë përgjegjës edhe për atë ndjenjën e përzierjeve në bark. “Kjo mund të shkaktojë atë ndjenjën e pazakonshme, me djersitjen e duarve, tharjen e buzëve dhe problemet në komunikim”.

Lidhjet e dashurisë

Kompleksi kryesor histokompatibil (MHC) është grup i gjeneve që kontrollojnë sipërfaqet e molekulave të qelizave, që trupi i përdor për mbrojtje nga pushtuesit e panjohur. Trupat tonë tajisin sasi të MHC-së përmes djersës, aromës së trupit dhe pështymës. Ka lloje të ndryshme të MHC-së, ndërsa në bazë të aromës dhe shijes mund të përcaktojmë nivelet e tij tek njerëzit tjerë. Studimet po ashtu theksojnë që sa më shumë të dallojë MHC te njerëzit, tërheqja është më e fortë.

Ndiqni intuitën tuaj

Edhe pse shumë shpesh përmendet dashuria në shikim të parë, megjithatë edhe intuita apo nuhatja juaj luan rol të caktuar. Për feromonet në teori konsiderohet, por nuk është dëshmuar, që luajnë rol në tërheqjen seksuale te njerëzit. Fisher thotë që nuk është adhuruese e teorisë së feromoneve, por beson që edhe aroma ka pjesën e vet tek të dashuruarit. “Kur dashuroheni, aroma e atij personi mund të jetë diçka e fuqishme.” Përndryshe pse femrat do të vishnin fanellat e të dashurit të tyre.

Komento