Si ndikon depresioni i nënës pas lindjes në marrëdhëniet me foshnjën

Si ndikon depresioni i nënës pas lindjes në marrëdhëniet me foshnjënMarrëdhënia mes nënës dhe fëmijës në muajt e parë të jetës është simbiotike. Në këtë sens ne kuptojmë së pari që fëmija nuk e shikon ende veten si një individualitet i ndarë.

Në anën tjetër nëna (më tepër se çdo i rritur) është në gjendje të kuptojë me intuitën e saj nevojat e fëmijës dhe çfarë ai kërkon kur qan. Kështu kjo simbiozë përjetohet njëjtë nga të dy (nënë- fëmijë) dhe është e rëndësishme në tre muajt e parë të jetës. Është një marrëdhënie kyç, sepse ndihmon fëmijën të adoptohet me kushtet e reja të ekzistencës jashtë placentës, ku nevojat e tij bazë nuk plotësohen më automatikisht dhe ai duhet të përballet me ndjesinë e privimit shkaktuar nga uria, etja etj.

Depresioni i mëmësisë shkëput së tepërmi këtë perceptim të nënës për fëmijën e saj. Ajo nuk mund ta kuptojë, të ndiejë empati për kuptimin e arsyes së të qarit dhe për këtë shkak nuk mund ta ngushëllojë. Kjo ndjenjë e mos ngushëllimit dhe dobësisë absolute mund të shoqërojë të rriturin e nesërm përgjithmonë, edhe nëse ata nuk mund të kuptojnë shkaqet.

Nënat me depresion pas lindjes zakonisht bëjnë atë që duhet të bëjnë, por gjithçka bëhet mekanikisht pa investim emocional.

Kështu ajo do të ushqejë fëmijën e saj, të kujdeset për të, ta pastrojë. Por ka një vakum shumë të madh. Ky vakum depresiv është si një vrimë e madhe e zezë. Vakumi i depresionit është rezultati i një humbjeje të vërtetë apo të imagjinuar. Nëse është e imagjinuar, mund të ndikojë humbjen e moshës vajzërore, identitetin e saj seksual (ndryshimi nga Eva tek ai i Shen Marisë), shkujdesjes së saj, karrierës etj.

Ky vakum transferohet në marrëdhënien mes nënës dhe fëmijës dhe manifestohet si një mungesë që përcakton së tepërmi zhvillimin e tij. Për shembull kur e ushqen, ajo mund ta vendosë fëmijën në gjoks (mirë) ose jo, por mendja e saj do të jetë gjetkë. Kështu qumështi i saj jepet pa u shoqëruar me dashurinë e shoqëruar me vështrimin e saj, prekjen, të folurin apo të kënduarin.

Sot ne dimë rëndësinë e kujdesit, manifestimeve fizike e të përqafimeve në psikikën e fëmijëve. Një nënë që vuan nga depresioni pas lindjes e cila njeh gjendjen e saj mund të përpiqet të mbushë boshllëkun me veprime të sforcuara. Për shembull, ajo mund të mbajë beben në krahë më fort se sa duhet. Gjithsesi bebja është në gjendje të njohë çfarë është e mirë, çka është pak a shumë çfarë ajo dëshiron dhe reagon me forcë, duke rënduar ndjesinë e paplotësisë dhe duke shkuar në një rreth vicioz.

E njëjta gjë ndodh edhe me gjëra të tjera, si ndërrimi i pelenës, larja etj. Një nënë në depresion nuk luan me fëmijën e saj. Ajo nuk i flet e nuk i këndon, nuk i këndon ninulla.

Shikimi i nënës është i rëndësishëm. Beba kërkon vështrimin e nënës, i cili është pasqyra e tij e parë. Vështrimi i një nëne në depresion është bosh. Për me tepër, funksionet njohëse të tij nuk gjejnë tokë pjellore për t’u rritur. Loja, një burim kënaqësie dhe mësimi mungon. Të folurit që siguron kuptimin, mungon gjithashtu në një nivel të lartë.

Fatmirësisht, depresioni pas lindjes nuk zgjat përgjithmonë. Nëna do ta marrë veten dhe marrëdhënia me fëmijën do të përmirësohet më vonë.

Komento