Si ndikon dielli te ekzema dhe aknet

Keto njolla mund te gjenden ne pjese te ndryshme te trupit, por kryesisht ne pjeset me te ekspozuara. Ato bien ne sy prej ngjyres me te erret qe kane ne krahasim me pjesen tjeter te lekures.

Keto njolla, qe zakonisht formohen nga mungesa e ndonje vitamine, mund te shfaqen ne berryl, ne gjunje etj. Por edhe ne pjese te ndryshme te fytyres apo dhe ne duar.

Njollat shfaqen pasi ka nje ndryshim te shpejte te epidermes, e cila ndryshon nga 28 dite, qe eshte zakonisht, behet ne shtate dite, gje e cila sjell rritje te qelizave te demtuara, ky ndryshim shoqerohet edhe nga efekte te tjera, si eshte dhe formimi i njollave. Deri tani per njollat dihet vetem se jane kronike. Dhe trajtimi mund te ndihmoje per te zvogeluar apo zhdukur shenjat.

Njollat ne vere

Per personat qe kane probleme me lekuren eshte mire qe te mbrohen me krem me mbrojtje te larte, pasi djegiet e diellit mund te kthehen ne njolla te reja dhe qe mund te perhapen ne gjithe trupin.

Duhet pasur kujdes sidomos per lekuret e thata dhe shume te ndjeshme. Eshte mire, kur keni probleme te tilla, te perdorni nje sapun kur beni dush dhe te mbroni ne menyre sistematike lekuren tuaj me krem hidratues edhe pse ben nxehte.

Aknet: rrini ne diell, por jo shume

Mjeket perdorin shume ilace per t’u kujdesur per aknet. Por disa trajtime sjellin dhe reaksione qe kane te bejne me ndjeshmerine e lekures sidomos ndaj diellit dhe nuk duhet te perdoren gjate veres. Para se te niseni me pushime keshillohuni me mjekun tuaj, i cili do te ndryshoje trajtimin tuaj.

Por megjithate, per personat qe kane akne, dielli nuk ben mire. Sigurisht qe disa rreze mund te jene te mira per pak kohe, fale aksionit te tyre antiseptik, por behet fjale vetem per nje periudhe te shkurter.

Rrezet ultravjollce sjellim nxirjen e epidermes, qe perben nje lloj mbrojtjeje ndaj diellit. Por nje gje e tille sjell me pas krijimin e pikave te zeza, qe do te duken me shume pas pushimeve.

Prandaj eshte mire te perdorni sapune qe nuk e thajne fytyren dhe te evitoni solucionet me alkool. Gjithnje duhet te mbuloheni me ndonje gje te holle dhe te mos kaloni shume ore ne diell.

Ekzema

Ekzema zakonisht kap te rriturit, sidomos pas kontakteve te vazhdueshem me substanca alergjike. Ajo shfaqet si nje pjese lekure e kuqe ose me nje pjese te trashe dhe te acaruar, ose me pjese te thata te bardha, ne pjesen e fytyres apo dhe gjymtyreve. Kjo shoqerohet dhe me kruajtje dhe sjell infeksionin.

Ne vere

Dielli ka efekte te mira ne pjesen me te madhe te ekzemave. Disa persona qe jane alergjik ndaj metaleve ata mund te mbajne edhe ndonje bizhu. Por duhet te keni parasysh qe para se te niseni me pushime te beni kujdes qe te perdorni sapunet antiseptike apo dhe antibiotike te pjesshem. Pjesa e lekures qe eshte e prekur nuk nxihet dhe mbeten te bardha pas daljes nen rrezet e diellit.

Por kujdes: buzes detit, rera dhe uji do te kene nje efekt te vecante irritues ne lekuren e prekur. Pas daljes nga uji eshte mire qe te shpelaheni, ne menyre qe te hiqni kripen nga lekura dhe duhet te lyheni me spraj me uje termal, me efekt zbutes.

Duhet te mbroheni me krem solar dhe gjate nates duhet te lyheni me krem ushqyes.

Alergjite ne diell

Gjate oreve te para te ekspozimit ne diell shfaqen dhe shenjat kuqe ne te gjitha pjeset e trupit. Prandaj duhet qe ne fillim te perdorni krem me mbrojtje te larte. Dhe nese ju nuk do te keni permiresim, atehere duhet te keshilloheni me mjekun dhe te merrni ilace kunder alergjise.

Duhet te keni parasysh qe te shfaqeni ne diell cdo dite nga pak dhe ruajuni mire. Prandaj duhet te merrni masa, te perdorni kremra qe kane permbajtje melanine dhe ulin reaksionin e fotondjeshmerise.

Komento