Si ndikon dieta në trup dhe mendje?

Me siguri se deri më tani keni qenë në dietë, jini larguar nga ushqimi i preferuar, keni humbur kilogramët, e i keni kthyer përsëri…Por, a e keni pyetur veten tuaj ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndryshoni regjimin e ushqimit tuaj?

 – Secila dietë ndikon në trup dhe psikikë, prandaj qasuni me kujdes. Për ta arritur qëllimin, paraprakisht keni nevojë për përgatitje mendore dhe vendim paraprak për ta ndryshuar mënyrën e ushqimit dhe shprehitë e këqija. Dietat e popullarizuara, të cilat nuk arsyetohen nga nutricistët, janë zgjedhje e gabuar, ngase me dieta të tilla do të niseni dy hapa të shpejtë para për ty kthyer tre të tjerë prapa.

 Kriza e parë,pas dy javësh

Para se të filloni me dietë, konsultoni së pari mjekun tuaj, ngase pasojat e zgjedhjeve të gabuara mund të jenë të rrezikshme për shëndetin dhe organizmin tuaj.

Nëse dieta juaj është e ekuilibruar dhe i përmbush të gjitha nevojat tuaja, gjendja e organizmit tuaj do të jetë shumë më e mirë.

– Si pasojë e ushqimit të duhur nuk do t’ju bjerë niveli i glukozës, prandaj trupi, në vend të muskujve do ta shkrijë dhjamin. Mirëpo, pas dy javësh shkrirja e dhjamit do të zvogëlohet, pasi që organizmi do të tentojë të mbrohet nga uria dhe dëshiron ta mbajë peshën e trupit. Kjo periudhë kohore është njëherësh edhe më e vështira, sepse, pas dhjetë ditëve njerëzit, duke menduar se po përparojnë, thyejnë rregullat e dietës. Periudha e stagnimit përsëritet, prandaj duhet ta kuptoni arsyen dhe të mos dorëzoheni.

Me siguri e dini se do të humbni në peshë nëse shpenzoni më shumë kalori se sa që konsumoni. Por, ndoshta nuk e dini se dy orë pas ushqimit duhet të ushtroni në mënyrë që insulina dhe sheqeri të bjerë dhe shkrirja e dhjamit është më intensivja.

 

Më e vështira është lufta psikike

A e keni ndjerë ndonjëherë që, posa keni filluar dietën, gjithçka dëshironi është vetë të konsumoni? Madje, edhe nëse jeni dikush që nuk ka në qejf fort ushqimin, papritmas ju kaplon dëshira për ushqim. Çfarë në të vërtetë po ndodh?

– Mos u befasoni nëse filloni të lexoni recetat apo të ëndërroni ëmbëlsirën e dëshiruara. Porosia është e qartë: trupi dhe mendja kërkojnë ushqimin.

 Keni thyer rregullat?

Kjo ju ndodh të gjithëve. Mos u brengosni, kjo është njerëzore, por rëndësi ka që menjëherë të ktheheni në rrugën e duhur.

– Gjatë ushqimit ndjeni se sa e keni të vështirë të kontrolloni veten, se u është shtuar oreksi dhe po brengoseni. Mos e fajësoni veten, sepse ky është reagim normal i organizmit. Pra, pas të qenit uritur oreksi është më i fortë, por shumë shpejt normalizohet. Prandaj, është shumë me rëndësi që gjatë aplikimit të dietës të jeni të durueshëm, sepse vetëm kështu do arrini qëllimin tuaj.

Komento