Si quhet martesa juaj

Të gjithë e dinë se vitet e rëndësishme të kaluara në martesë kanë emër, për shembull e argjendtë, përkatësisht i njëzet e pesti, ose, e artë përkatësisht pesëdhjetëvjetori i martesës.

Megjithatë, nuk janë të rëndësishme vetëm këto dy, çdo vit martese ka emrin e vet, që simbolizon fortësinë dhe lidhjen, që shfaqet midis partnerëve gjatë jetës së tyre të përbashkët.

Numra jubilarë nuk janë vetëm dekadat e kaluara së bashku. Gëzojuni çdo momenti të kaluar së bashku në martesë dhe që sot e mandej kini parasysh se çdo vit është arsye e mirë për të festuar dhe për dhurata. Sugjerimi ynë është për dhuratë të jepni një buqetë apo diçka të bërë pikërisht nga materiali që është simbol i përvjetorit tuaj:

njëvjetor – i pambuktë
dyvjetor – letër
trevjetor – lëkurë
katërvjetor – lule
pesëvjetor – dru
gjashtëvjetor – i sheqertë
shtatëvjetor – i leshtë
tetëvjetor – i bronztë
nëntëvjetor – i bakërt
dhjetëvjetor – kallaj
11-vjetor – i çeliktë
12-vjetor – i mëndafshet
13-vjetor – dantellë
14-vjetor – fildish
15-vjetor – i kristaltë
16-vjetor – turmalin
17-vjetor – mobil
18-vjetor – tirkiz
19-vjetor – akuamarin
20-vjetor – porcelan
21-vjetor – nikel
24-vjetor – opal
25-vjetor – i argjendtë
30-vjetor – margaritar
35 vjetor – koral
40-vjetor – rubin
45 vjetor – safir
50-vjetor – i artë
55-vjetor – smerald
60-vjetor – diamant
65-vjetor – safir blu
70-vjetor – platin
80-vjetor – dushk
90-vjetor – granit./ikub/

Komento