Si t’i rezistoni tundimit?

Mund t‘i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”, thoshte shkrimtari irlandez Oscar Wilde. Fraza e thënë në vitet 1800 u shndërrua në moton e epokës sonë.

Gjithsesi, shkenca ka zbuluar se vetëkontrolli, aftësia për t‘u vënë frerë impulseve (urisë, seksit, agresivitetit, dëshirës për të shpenzuar, dembelizmit…) është primare, jo vetëm “për të shpëtuar shpirtin”, siç thonë shumë besime, por edhe për arsye të tjera, si për shembull të gëzosh shëndet të mirë dhe të fitosh më shumë.

Efektet anësore

Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm për projektet që zgjasin gjatë: të diplomohesh, të heqësh dorë nga duhani, të shkruash një libër… Avantazhet janë të mëdha: kush praktikon forcën e vullnetit në një fushë të caktuar (në mbajtjen e një diete) bëhet më i vendosur edhe në fusha të tjera (të mësojë të luajë në piano). Pra, vetëkontrolli mund të ushtrohet. Nuk mund t‘u rezistojmë tundimeve pa bërë pak praktikë. Por për t‘u rezistuar tundimeve nuk mjafton vetëm edukata. Duke hedhur një vështrim mbi studimet e fundit, e përjavshmja angleze “New Scientist” ka zbuluar se vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë të padyshueshëm, nga seksi te rezervat e sheqerit.

Censurimi

Lobet frontale maturohen rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të disiplinuar sa të rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

Drogat

Një neuroshkencëtar amerikan ka zbuluar se edhe te personat që varen nga kokaina, zonat frontale janë më pak aktive se sa pjesa tjetër. Por nuk dihet ende nëse kjo anomali shkaktohet nga droga, apo se personat me një kontroll të ndryshuar të impulseve janë më të prekshëm nga drogat.

Pritja

Me kalimin e viteve, fëmijët që kishin ndjekur këshillën e studiuesit (65 për qind), kishin arritur rezultate maksimale për të hyrë në universitet, punonin në një punë me pagë të lartë, kishin një martesë të lumtur dhe gëzonin shëndet të mirë.

Koha

Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim (më mirë dy karamele se një), faktorët e tjerë po kaq të rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes (sa më shumë prisnin, aq më pak rezistonin) dhe mundësia për të parë shpërblimin (pritja bëhet më e thjeshtë kur çmimi shihet menjëherë).

Komento