Si ta parandaloni mashtrimin?

Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kalojë vetëm me një femër, e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij.

Gjithçka që mund të bëjnë gratë, si masë parandaluese është të jenë të kujdesshme.

E vërteta për të dhe jetën e tij

Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht t’i bëjë me dije të shoqit se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij. Që nga fillimi i lidhjes duhet t’ia bëni të qartë se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj.

Mundohuni që të mos lini anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj, si dhe duhet të jeni të vëmendshme në sjelljet dhe shprehitë e tij. Vonesat në punë, kërcimi kur cingëron telefoni, pispillosja para pasqyrës, blerja e garderobës së re dhe parfumeve, janë shenja që duhet t’u tërheqin vërejtjen.

Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, duhet të ndërmerrni diçka urgjentisht. Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes dhe butësi, seks të mirë dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive.

Nxitni nga pak xhelozinë

Nuk është për t’u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni nga pak xhelozinë e tij, por mos e teproni. Mashkulli thjesht adhuron që të jetë me gruan, atë të cilën të gjithë e dëshirojnë, po e cila është vetëm e tij.

Megjithatë, merreni me rezerva këtë opsion, ngaqë te shumë meshkuj mjafton të lindë dyshimi dhe jeta juaj me të shndërrohet në tmerr. Studioni mirë këtë temë dhe dobësitë e mashkullit; gjeni përse ai mashtron.

Lexoni edhe temën mbi mashtrimin në përgjithësi dhe në dorën tuaj do të keni një armë të fuqishme për ta penguar të dashurin tuaj që t’u hyjë ujërave të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër tjetër!

Komento