Si ta ruani lëkurën

Nëse dëshironi që të mos ju shfaqen rrudhat duhet të konsumoni avokado, ngase është e pasur me vitamina E.

Mbron lëkurën prej materieve agresive të dëmshme dhe përbrenda forcon indin lidhës, sugjeron profesori nga Vjena, Hademar Bankhofer. Ai sugjeron edhe disa artikuj të tjerë që ushqejnë lëkurën përbrenda.

Eliksiri më i lirë që rinon lëkurën janë mollët, të cilat nga brenda rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Radikalët e lirë që plakin lëkurën do të refuzohen nga çaji i gjelbër dhe me këtë rast do të ngadalësohet procesi i plakjes së lëkurës.

Në shumicën e rasteve mollët garantojnë një lëkurë të përtërirë. Teni ynë kohë pas kohe plaket, sepse sheqeri nga ushqimi e inicion një proces të tillë. Përkundrazi, mollët mbajnë nivelin e sheqerit në gjak.

Për një lëkurë të përtërirë përkujdeset edhe rrushi, ngase përmban lëngje që parandalojnë rrudhat.

Më pas mjeku nga Vjena, Bankhofer, sugjeron domaten, ngase ngjyra e kuqe mbron qelizat e lëkurës nga ndikimi i diellit, tymi i cigares, si dhe materiet e tjera të dëmshme që e rrethojnë ambientin.

One Comment

  1. ndoshta vertet japin efekt recetat e bukuris,po aq shum rekomandime nga shum njerez te turbullojn e sdi qte besh e qte lesh.perfundimisht askush sta do te miren me te tregu diqka qe ia vlen te hargjosh kohe dhe para

Komento