Si të bëni flokët voluminoze sikur nëpër reklama!

Si të bëni flokët voluminoze sikur nëpër reklama!Fokët voluminoze, të cilët ndikojnë në një dukje elegante janë synim i çdo femre.

Pavarësisht kujdesit që u bëjmë flokëve pothuajse çdo ditë, nuk e arrijmë një gjë të tillë dhe shpeshherë pyesim vetën se si disa femra arrijnë që flokët t’u duken shkëlqyeshëm.

Flokët janë njëri nga atributet më të rëndësishme të femrës, dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme që gjithmonë të bëni kujdes për to dhe t’i trajtoni në mënyrë të duhur.

Mirëpo, nëse doni që flokët tuaja të shkëlqejnë, mu sikur ato nëpër reklama televizive, është koha që t’u kushtoni pak kohë dhe të përdorni disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë që ato të jenë të shkëlqyera dhe tërheqëse për syrin e mashkullit.

Ndonëse është dëshmuar që larja e shpeshtë mund të thajë fijet, nëse përdorni produkte të duhura, kjo nuk do t’ju ndodhë. Në rast se përdorni produkte me vajra, kjo nuk do të thotë që flokët tuaja do të bëhen të yndyrshme.

Zgjidhni preparatet të cilat përmbajnë silikon ose vajra natyralë, të cilat do të depërtojnë në rrënjë dhe do të ushqejnë folikulat e qimeve.

Kur i lani flokët, mundohuni që valën e fundit të larjes për të shpërlarë shamponin, ta bëni me ujë të ftohtë, sa më gjatë që mund të duroni.

Një herë në javë ose të paktën një herë në muaj, ushqeni flokët tuaja me ndihmën e ndonjë maske ushqyese (për shembull maskë nga e kuqja e vesë dhe vaji i ullirit).

Kurse, që të arrini një shkëlqim të menjëhershëm në flokët tuaja, zgjidhni sprej për flokët dhe përdoreni sipas udhëzimeve. /KP/