Si të bëni një mashkull për vehte

Edhe pse të gjithë meshkujt e kanë anën e tyre emotive, megjithatë nuk janë të gatshëm çdo herë ta shfaqin atë. Për ta modifikuar lidhjen tuaj me më shumë intimitet dhe romantikë, duhet të ndërmerni disa masa.

Meshkujt dhe femrat, definitivisht nuk janë nga e njëjta planetë. Nëse dëshironi ta çoni burrin tuaj tu shprehet emocionalisht, atëherë duhet të jeni të sigurtë se në cilin fushë shkelni.
Mos harxhoni kohë gjithnjë duke i bërë vetes pyetje se si të veproni, por tentoni të kuptoni se si meshkujt funksionojnë.

1. Komplimentet
Rruga më e shkurtër drejt zemrës së një mashkulli, është përmes egos së tij. Vlerësoni dukjen e tij, inteligjencën, aftësitë e veçanta… jepni një përshtypje se jeni të impresionuar pas atij dhe me siguri do të funksionojë;

2. Dhuratë e zgjedhur me kujdesë
Nuk është me rëndësi sa do të kushtoj, por me rëndësi është që dhurata t’i përshtatet shijes së tij, apo aq më mirë do të ishte nëse dhurata yte do ti hynte diçka në punë. Mos harrojmë se përderisa për femrat është e rëndësishme romantika, meshkujt bie pre e gjërave praktike;

3. Visheni këmishën e tij
Përderisa edhe për femrat ky akt konsiderohet si romantik, poashtu edhe meshkujve u pëlqenë të të shohin brenda këmishës së tij. Ndoshta edhe këtu hyjnë në punë egoja e tyre;

4. Sens humori
Kjo fushë ende mund të konsiderohet si një fushë e pashkelur, pasi që kur bëhet fjalë për femrat që kanë sens humori, është i hollë kufiri në mes suksesit dhe dështimit të tyre.
Anashkaloni shakat e panevojshme dhe qeshni me anekdotat e tij. Kjo do t’ja plotësonte egon dhe do ta kënaqte;

5. Kujtimet
Asnjë mashkull nuk do të pranonte se i duket romantizëm mbajtja e fotografisë së tij në portofolin e saj, por e vërteta qëndron ndryshe.
Meshkujt i duan femrat që i ruajnë kujtimet, siç janë fotografitë, gjësende të përbashkëta, apo kujtime nga takimet e tyre të fillimit… fundja, kush nuk e dëshiron një gjë të tillë ?!

6. Shëtisni vetëm ju të dy
Pa marrë parasysh vendin se ku dilni (ne klub, kino, koncert…), nëse u përcjellë deri në shtëpi dhe ju përshëndet me një puthje, konsiderojeni këtë si një romantik të vërtetë;

7. Surpriza
Nëse e pritni me një seks të lehtë pas ardhjes nga puna, ose me një mëngjes në krevat duke i shtuar edhe disa puthje nëpër tërë trupin e tij, defenitivisht e keni fituar.
Zbulojeni atë me lojë, ndoshta pikërisht ju mund ta ngjallni fuqinë e tij të fshehur.

Komento