Si të bësh manikyrin

Ka disa rregulla, që varen nga forma e gishtërinjve dhe e thonjve, në të cilat duhet të mbështetesh, nëse do të kesh duart perfekt.

Manikyri mund t’i kurojë në mënyrë të shkëlqyer problemet, por mund të jetë një armik i vështirë, nëse nuk përdorni atë të duhurin. Forma e gishtave dhe e thonjve gjithmonë zbulohet nga lloji i manikyrit që po përdorni.

Nëse keni gishtërinj të shkurtër e të trashë, me formë të përcaktuar lehtësisht, me pëllëmbë të dorës të gjerë dhe me thonj me formë katrore, zgjedhja më e mirë për ju është French Manicure. Në këtë mënyrë, pjesa e bardhë e thoit do të mbetet sa më natyrale.

Por, nëse nuk e lavdëroni, as gishtërinjtë tuaj nuk do të duken aq të gjerë. Mos përdorni asnjëherë manikyr me ngjyra të hapura, me strukturë të margaritarët, si dhe shmangni aplikimin e xhingërrimave apo xixave, që thërrasin vëmendje drejt formës së gishtërinjve tuaj.

Aksesorët e përshtatshëm janë unazat e thjeshta, me një perlë të thjeshtë në qendër, apo me perla të vogla modeste.
Nëse gishtërinjtë tuaj janë të gjatë, por thonjtë me përmasë të duhur, jeni shumë me fat. Ju mund t’i përdorni të gjitha ngjyrat dhe të gjitha llojet e manikyrit, si dhe aksesorë të mëdhenj. Por keni kujdes me formën e gishtërinjve. Nëse ata janë pak të përthyer në majë, duhet të limohen mirë, për t’u dhënë një formë të mirë ovale, sa më natyrale të jetë e mundur.

Nëse keni gishtërinj të gjatë e të hollë, por thonj të vegjël, është mirë për ju të përdorni manikyr me ngjyrë të hapur, me strukturë të margaritarë, sepse ai e zmadhon thoin. Aksesorët e përshtatshëm janë unazat me shumë perla, në formë të rrumbullakët ose katrore.

Komento