Si të dobësohemi

dietaJu ka ndodhur që të përpiqeni të bini në peshë por pa rezultat mbase ju nuk po i jepni trupit tuaj atë çfarë realisht i nevojitet.

Nëse në mëngjes vendosni në copë gjalpë mbi bukën e thekur dhe dilni nga shtëpia po gaboni tepër, nuk po i bëni vetes një nder. Një mëngjes i mbushur me proteina do të ishte më i mirë pasi e ndihmon metabolizmin gjatë gjithë ditës që të mos ketë uri.

Edhe pse po shpenzoni kohë në palestër,  mund të hezitoni të ngrini pesha të rënda. Gaboheni nëse mendoni se duhet të përdorni vetëm peshat e lehta. Shpesh herë duhet të përdoren edhe peshat e rënda sepse ju ndihmojnë ju që të humbni më tepër kalori.

Nësë mendoni se mos  mos ushqyerja para fiskulturës ju ndihmon atëherë gaboheni, të hani ndonjë frut do të ishte zgjidhja perfekte për ju në këtë mënyrë do të digjni më tepër kalori.

Shpesh herë është më motivuese të ushtroheni në grup.
Duhet të ruheni së tepërmi nga stresi, pasi shumë persona sa herë stresohen si ngushëllim të vetëm shohin ushqimin.

Rreptësisht ndalohet buka në rregjimin tuaj ushqimor, vetëm kështu mund të shikoni rezultate të mënjëherëshme.

Komento