Si të dukemi më të shkurtra

Ndodh shpesh herë që shumë femra të kenë dëshirën të jenë më të gjata dhe elegante dhe tentojnë që luku i tyre të jetë sa më i përshtatshëm për to, dhe të duken më të gjata seç duken zakonisht.

Ka dhe femra shumë të gjata që kanë dëshirë të duken më të shkurtra sepse janë shumë të gjata. Veshin çdo ditë këpucë të rrafshta vetëm të mos biejë në sy gjatësia  e tyre dhe mos të ndjehen keq.

Këshilla e parë është që të hiqni dorë nga të gjitha veshjet me vija vertikale. Ato japin idenë se ju jeni më e gjatë seç jeni realisht.

fustani

Përdorni sa më shumë rripin. Rripat nuk bëjnë vetëm për fustanet nëse e keni këtë ide gaboheni. Edhe nëse jeni duke veshur një bluzë të thjeshtë dhe një fund me ngjyra të ndryshme, rripin nëse e vendosni do të dukeni pak më e shkurtër.

rripi

 

Nëse nuk ju pëlqejnë këpucët e sheshta, atëherë zgjedhja juaj e duhur do të ishte nëse do të merrni sandale me shumë rripa. Këto tip sandalesh do ju bëjnë të dukeni më e shkurtër.

sandalet

Një stil tjetër i sicli do ju ndihmojë të dukeni më e shkurtër është pantallonat me bel të lartë. Trupi juaj do të duket më i proporcionuar, dhe gjatësia juaj nuk do të bjerë shumë në sy.

bel i gjate

Komento