Si të dukeni bukur çdo ditë

Si të dukeni bukur çdo ditëPërdorni pastë të dhëmbëve nga qymyr druri për dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje mahnitëse

Ndër gjërat më të rëndësishme që të bëjnë të dukesh e bukur është buzëqeshja, prandaj edhe duhet të përkujdeseni për të, transmeton Telegrafi.

Pasta e qymyr drurit besohet të ketë veti zbardhuese dhe është mënyrë e mirë për t’i mbajtur dhëmbët e pastër për periudha më të gjata se zakonisht.

Përdorni qeset e çajit për të rikthyer shkëlqimin në sytë e lodhur
Çaji mund të përdoret për shumë gjëra tjera, dhe siç e dini çaji i gjelbër ka efekte të mira në bukurinë e personave.

Mirëpo, nëse i vendosni qeset e nxehta të çajit në sy për pak minuta, ju së shpejti do t’i hiqni qafe rrathët e zi poshtë syve.

Përdorni akull për ta mbajtur lëkurën super të butë

Aplikimi i akullit në fytyrë çdo mëngjes e mban lëkurën të butë dhe e bën të ndriçoj më shumë se zakonisht.

Përdorni sodë buke për t’i larguar erërat e këqija

Soda e bukës mund të përgatitet si deodorant me vaj kokosi dhe çdo vaj tjetër që e zgjidhni ju, për t’i larguar erërat e këqija të trupit.

Komento