Si të freskohemi pa dëmtuar shëndetin

Infeksionet e frymëmarrjes, dhimbja e fytit, ftohja, por edhe dhimbjet në muskuj: Këto janë shqetësimet më të shpeshta të shkaktuara nga ekspozimi, në një distancë më pak se dy metra me ajrin e kondicionuar.

Kjo mbështetet nga imunologu Francesco Lefoche, drejtor në Day-hospital di Infettivologia del Policlinico Umberto I° në Romë.

Përdorimi i kondicionerit duhet të bëhet me kujdesin më të madh dhe zgjuarsi- shpjegon eksperti- mbi të gjitha duhet pasur parasysh mirëmbajtja optimale e filtrave dhe kontrolli konstant i ujit për të parandaluar zhvillimin dhe përhapjen e bakterit legionela”.

Ndaj, – thekson dr Lefoche, – distanca nga kondicioneri nuk duhet të jetë më pak se dy metra, si dhe temperatura nga mjedisi i jashtëm nuk duhet ti kalojë më shumë se tre gradë.”

Sipas Lefoche,  një përdorim i zgjuar i kondicionerit mund të realizojë dëshirën për freskim, pa shkaktuar asnjë shqetësim për shëndetin.

Është e rëndësishme mirëmbajtja e filtrit dhe monitorimi i ujit, sepse  kondicioneri është një vend ideal për bakterin legionela, i cili nga mirëmbajtja e ulët dhe uji i ndenjur përhapet në ambient”, përfundon eksperti.

Komento