Si te heqim zbokthi

Si te heqim zbokthiZbokthi është një defekt, të cilin askush nuk është i gatshëm ta përballoj.

Ndonjëherë produktet specifike që ju mund të provoni qëllojnë të jenë shumë agresivë për flokët tuaj, veçanërisht nëse problemi është i vogël dhe i lokalizuar.

Kujdes, mbani mend. Nëse ju keni flokë të lyera dhe zbokthi është shtuar më shumë se më parë mundohuni që para lyerjes tjetër t’i bëni një trajtim flokut tuaj në mënyrë që të keni nën kontroll lëkurën e flokëve tuaja.

Shpërlaji flokët me uthull

Shpërlajini me uthull flokët përpara se të përdorini shampon normale. Lërini flokët me uthull një minutë më pas lajini me ujë të ngrohtë dhe së fundmi vazhdoni me shampo. Mundohuni ta aplikoni këtë metodë çdo herë që lani flokët tuaj. Mund të provoni të bëni edhe të kundërtën e procedurës që përmendëm më lart. Nëse dëshironi në fillim lajini flokët me shampon normale dhe më pas mbani uthullën për një minutë, por procedura në fjalë bën që flokët të mbajnë më shumë aromë uthulle ndaj këshillohet më shumë metoda e parë. Uthulla jo vetëm që vepron kundër zbokthit, por ndihmon që flokët tuaj të jenë sa më të ndritshëm.

Lëng molle

Lëngu i mollës është një tjetër element që luan rol tejet të rëndësishëm në eliminimin e zbokthit. Duke bërë një përzierje me pjesë të barabarta mes uthullës dhe lëngut të thartë të mollës ju mund të arrini një rezultat që lë mjaft për të dëshiruar. Këtë përzierje shpërndaje mbi lëkurën e kokës dhe duke e mbajtur rreth 40 minuta si në rastin e aplikimit të maskave të tjera të flokut. Më pas lajini flokët me ujë të ngrohtë si edhe me shampon normale dhe mundohuni që t’i thani sa më mirë me peshqir. Kjo lloj përzierje ndihmon që flokët të qëndrojnë sa më të ndarë.

Çaj rozmarine

Çaji rozmarinë këshillohet të përdoret vetëm tek ata që kanë flokë të errëta, ndërsa për ata që kanë flokë me ngjyrë të hapur mund të bëjnë një përzierje të këtij medikamenti në fjalë së bashku me shampon normale që përdorin zakonisht. Për të gjithë ju që doni të aplikoni këtë përbërje përgatitni një enë me ujë dhe hidhni brenda saj tre deri në katër lugë çaj rozmarine dhe pas 24 orësh ju mund ta aplikoni këtë tek flokët tuaj sa herë që i lani ato.

Çaj me mente

Është e njëjta metodë përdorimi me atë të çajit rozmarinë, por brenda kësaj përbërje do të hidhni një grusht me gjethe nenexhiku të freskëta. Duhet të theksojmë që edhe ky ilaç mund të përdoret vetëm për ata që i kanë flokët e errëta.

Aspirina

Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja. Ky lloj ilaçi këshillohet të përdoret vetëm pasi të jetë ftohur përzierja në fjalë dhe sa herë që të lani flokët tundeni shishen në të cilën keni kryer përzierjen.