Si të hiqni dorë nga duhani?

Gjithmonë e më pak ka arsye për kushte dhe mundësi për konsumimin e duhanit, e gjithnjë e më shumë kundërarsye: shëndeti vetjak, shëndeti i atyre që ju rrethojnë, ambienti, arsyet financiare, ligji për mbrojtjen e të tjerëve nga tymi i duhanit.

Përpos faktorëve të njohur për dëmtimin e shëndetit, tash duhanxhinjtë “janë përzënë” nga vendet publike, ndërsa të shumta janë skenat kur shohim njerëz të mërdhirë para godinave publike.

Ligjet e reja dhe dënimet e shumta i kanë shtyrë shumë qytetarë që ta ndalojnë konsumin e duhanit.

Me të vërtetë, duhanxhinjve të moçëm nuk u vjen edhe lehtë. Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma e duhanxhinjve kanë pushuar së tymosuri, është zvogëluar apo mendojnë për ndërprerjen e duhanit. Me afrimin e vitit të ri dhe së bashku me të edhe shumë premtime personale, duhanxhinjtë të cilët mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë posedojnë shumë mundësi dhe përkrahje.

Njëra prej mënyrave të vërtetuara është edhe ajo me laser. Kjo mënyrë, pa dhimbje, në botë përdoret me dekada të tëra dhe nuk ka ndonjë efekt të dëmshëm anësor. Baza e trajtimit është stimulimi laserik i pikave akupunkture në dorë, veshë dhe hundë, në mënyrë që të arrihet niveli i hormoneve endorfinë, i cili shfaqet edhe kur konsumohet cigarja. Kur të ndizet cigarja, nikotina nxit rritjen e këtij hormoni në organizëm (i cili është i njohur edhe si hormon i lumturisë), ndërsa kur të përfundojë cigarja, rënia e nivelit të endorfinës sjell deri te simptoma e njëjtë me stresin, i cili më pas udhëheq drejt nevojës organike për një sasi të re të nikotinës.

Trajtimi është i ngjashëm me akupunkturë, me dallim se nuk përdoren gjilpërat, por rrezet e laserit që depërtojnë më thellë. Kjo e stimulon endorfinën me ndihmën e laserit që r absorbon lëkurën dhe qelizat. I gjithë procesi sjell deri te humbja fizike e dëshirës për të konsumuar cigare, zvogëlohet stresi dhe shpejtimi i metabolikut. Është me rëndësi që kjo mënyrë e bllokon oreksin.

Terapia e dytë shtesë ndikon në forcimin e së parës, në shumicën e rasteve pas ditës së tretë apo të katërt, ngase pas 3-4 ditëve niveli i endorfinës kthehet në normale, ndërsa nevojiten rreth 4 ditë që organizmi të luftojë me nikotinën në gjak, në mënyrë që terapia e dytë të shërbejë si përkrahje e së parës dhe të ndihmojë dalje më të lehtë nga kriza.

Gjatë trajtimit të dytë përdoret edhe kurimi me oksigjen, që e përmirëson gjendjen e organizmit, e forcon imunitetin dhe kontribuon në largimin e materieve të dëmshme nga organizmi. Ekipi i ekspertëve ofron përkrahje psikike gjatë gjithë kohës. Kjo mënyrë ka rezultate fantastike dhe deri më tash 92% e duhanxhinjve e kanë kaluar trajtimin në mënyrë të suksesshme.

Komento