Si të hiqni gelin e thonjve lehtazi

Si të hiqni gelin e thonjve lehtazi Ju mund të dëmtoni thonjtë nëse përpiqeni ta hiqni gelin në mënyrë të gabuar

Hiqeni lehtazi shtresën e epërme të llakut xhelatinoz me limë për lëmuarjen e thonjve. Kur të arrini deri te vetë llaku, ndaloni, meqë nëse e limoni edhe llakun, atëherë do t’i dëmtoni thonjtë.
Hiqeni llakun xhelatinoz me njërën nga këto metoda:
Mbrojeni lëkurën rreth thonjve me vaj ushqyes adekuat, e më pas zhytni 10 copa pambuku në aceton.

Vendoseni çdo copë të pambukut në çdo thua dhe menjëherë mbështillni me fletë alumini. Për 10 minuta llaku do të duhej të hiqej vet, por nëse kjo nuk ndodhë, përsëriteni procedurën, por kësaj here pritni vetëm 5 minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një mënyrë tjetër është që t’i mbroni duart dhe lëkurën e thonjve me një shtresë të trashë të kremit, e më pas zhytni thonjtë në enën me aceton. Mbani ashtu për 10 minuta, e nëse llaku nuk është larguar në tërësi, atëherë mbani edhe 5 minuta.

Hidratoni thonjtë tuaj
Bëni masazh të lehtë të lëkurës së thonjve me vaj, të paktën dhjetë minuta, e më pas vendoseni llakun mbrojtës dhe ushqyes për thonj.

Dhe, kjo është e tëra! Llaku xhelatinoz është larguar, e thonjtë tuaj nuk janë dëmtuar.