Si të kemi flokë të shëndetshëm dhe të gjatë

hairTë gjitha ne dëshirojmë të kemi flokë të gjatë. Të heqim dorë njëherë e mirë nga flokët fallco që mund ti përdorim për të rritur gjatësinë e tyre.

Nuk ka asnjë formulë sekrete që mund t’ju rrisë flokët brënda natës. Rritja e shëndetshme e flokëve tuaj lidhet direkt me mënyren se si ju përkujdeseni për to.

Flokët duhet ti pritni njëherë në dy muaj, dhe jo ti pritni vetë por tek parukierja juaj. Sa më pak ti lyeni flokët aq më të shëndetshëm do të jenë.

Trajtoni flokët me kujdes çdo ditë. Kush mendon se po ti lini flokët palarë është mirë për flokët gabohet. Këshillohet që flokët të lahen 2 – 3 herë në javë.  Flokët nuk është mirë ti lini palarë për një kohë të gjatë sepse yndyra e tepërt e pengon ajrosjen e flokut.

Armiku numër një i flokëve është tharësja dhe piastra. Merrni vitamina A, B, V dhe E ju ndihmojnë tepër në rritjen e flokëve.

Komento