Si të keni një jetë të lumtur

Lumturia nuk mund të blihet me para, ajo nuk vjen as nga të qenit e bukur, por duke pasur shprehi të shëndetshme jetësore

Lista e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata

Filozofi austriak Beran Wolfe, në vitin 1932 ka përmbledhur filozofinë e tij jetësore me këto fjalë: “Nëse dëshiron ta gjesh një njeri të lumtur, do ta gjesh atë duke bërë një barkë, duke shkruar një simfoni, apo duke edukuar fëmijët e tij”.

Duket se kjo është e vërtetë, meqë është dëshmuar se puna dhe realizimi i qëllimeve të parashtruara e bën njeriun e lumtur.

Kujdesi ndaj jetës shoqërore

Shoqërimi me miqtë duhet që të planifikohet më parë, por duke mos e prishur spontanitetin e shoqërimit, por duke ndarë kohën e lirë për sa më shumë aktivitete.

Një hobi i ri

Hobit janë mënyrë e mirë e përmirësimit të disponimit, meqë përpos plotësimit të qëllimeve, ofrojnë edhe mundësinë e njoftimit me njerëz të rinj.

Izolimi

Në jetën moderne njerëzit kurrë nuk kanë qenë më të lumtur, më të lidhur, duke filluar që nga interneti, e deri te celularët dhe pajisjet e tjera, prandaj stresi shpesh vjen si rezultat i komunikimit të përditshëm.

Zgjidhja për këtë është izolimi, shkyçja e celularit dhe mjeteve të tjera të komunikimit, si dhe shëtitja në natyrë, ku mund t’i pastrojmë dhe qartësojmë mendimet tona.

Komento