Si te keni qerpike terheqes

Si te keni qerpike terheqesQerpiket jane jo vetem shume te bukur per pamjen e jashtme por mbi te gjitha kane funksion mbrojtes per syte. Jane nje pjese shume terheqese e fytyres, vecanerisht tek femrat, prandaj i kushtohet kaq shume vemendje dhe kujdes.

E kuptoj shqetesimin e cdonjerit prej jush kur i bie nje ose me shume qerpike. Por edhe qerpiket ashtu sic do qime tjeter ne trup ka nje cikel jete i cili kalon ne 3-faza.

Faza I eshte Anagjeni, ku qerpiket kane nje rritje aktive e cila zgjat per 30-40 dite, shume me e shkurter krahasuar me ciklin e flokut qe kerkon 2-6 vjet. Gjate kesaj faze qerpiku nuk bie vetem nese e hiqni me deshire, apo ushtroni force.

Faza II eshte Katagjeni e cila eshte me shume si faze tranzicioni apo pushimi. Ne kete faze qerpiku nuk rritet me e nese bie gjate 2-3 javeve te para te kesaj faze, nuk del qerpik i ri nga folikula, deri sa te perfundoje faza e katagjenit.

Faza III eshte Telogjeni, kubien dhe dalin qerpike te rinj. Nuk eshte e njejta gje, nese nje qepik bie vete ne menyre natyrale sepse eshte ne fund te ciklit apo nese eshte forcuar dhe ka rene. Koha kur del nje qerpik i ri varet nga periudha kur ju e keni humbur ate, pra ne cfare faze te jetes. Periudha varion nga 1-6 muaj. Nese e humbni ne kete faze atehere qerpiku i ri do te dale me shpejt.

qerpike si te kim kardashian A rriten qerpiket dhe a dalin qerpike te rinj?Nese i pret qerpiket, a behen me te gjate e me te trashe?
Ky eshte nje mit te cilin me siguri e keni degjuar dhe ju. Qerpiket dalin nga folikulat dhe prerja e tyre nuk e prek folikulen. Vertete do ju dalin te rinj por as me te trashe as me te gjate. Ajo qe do perftoni jane vetem disa muaj pa qerpike e me pamje te cuditshme. Prandaj me mire kujdesuni per ato qe keni.

Nese qerpiket digjen, a rriten perseri?
Edhe mund te ndodhe qe te digjen aksidentalisht, por mos u alarmoni. Duhet te tregoheni te durueshem sepse ato do te rriten perseri, por mund te zgjase deri ne 6-muaj. Vetem nese e keni demtuar rrenjen e tyre (folikulen) ceshtja nderlikohet me shume. Kerkoni per produkte stimuluese per rritjen e tyre.

Keshilla si te kujdeseni per te pasur qerpike te forte e te shendetshem
– Ushqimi luan nje rol kryesor. Sigurohuni qe merrni te gjitha vitaminat dhe kthyese qerpikesh A rriten qerpiket dhe a dalin qerpike te rinj?mineralet e nevojshme per organizmin te cilat ndikojne edhe ne qerpiket tuaj. Te njejtat vitamina qe ndihmojne rritjen e flokeve jane te vlefshme edhe per qerpiket si: biotina, vitamina B apo suplemente te vajit te peshkut.

– Zgjidhni me kujdes produktet e make-up, vecanerisht rimelin. Ai duhet te jete delikat, qe te lahet me lehtesi. Evitoni rimelin kundra ujit, sepse eshte i veshtire per tu hequr dhe demton qerpiket tuaj.

– Mos e perdorni kthyesen e qerpikeve vetem ne ndonje rast te vecante sepse mund te kepuse qerpiket e ti demtoje ato.

– Sa me shume ti lini syte pa make-up aq me mire eshte per to. Por nese nuk rrini dot atehere sigurohuni qe te lani dhe te hiqni make-up cdo nate para se te flini gjume. Qerpiket ne kete menyre jane me te qete e te lirshem per tu rritur.

– Hidratojini ato. Ashtu si ka nevoje lekura dhe floket per hidratim edhe qerpiket duhen hidratuar. Ka produkte te shumta ne farmaci apo kozmetike, por nje menyre e lire dhe shume efikase eshte perdorimi i vajit te ullirit. Cdo nate pasi ti keni pastruar, lyeni pak majat e gishtave dhe kalojini neper qerpike. Te nesermen ne mengjes lajini. Vaji i ullirit i ushqen, i hidraton dhe i jep shkelqim qerpikeve.

– Keshilla e fundit por jo me pak e rendesishme, eshte te shmangni stresin. Sresi si nje semundje e koherave moderne ka shume efekte negative, nje nder to edhe renia e qerpikeve. Mbani nen kontroll nivelin e stresit duke praktikuar Yoga apo duke frekuentuar palestren. Qerpiket tuaj do ju falenderojne per kete.