Si të ketë më shumë jetëgjatësi manikyri?

Nëse ndonjëherë nuk keni kohë, që për kohë më të gjatë dhe në mënyrë të thellë t’i lyeni thonjtë, e nuk jeni adhuruese e xhemëve të ndryshëm dhe thonjve artificialë, atëherë ju sugjerojmë disa fshehtësi që jua lehtësojnë punën dhe jua shtojnë kohëzgjatjen e manikyrit.,raporton Gazeta Kosova Sot

THONJTË E PASTËR Para se t’i lyeni, thonjtë duhet të jetë të pastër, pa fije yndyre. Kjo do të thotë se para se ta fshini llakun, mos përdorni aceton me yndyrë. Shmangni edhe t’i mbani më gjatë në ujë, sepse zbuten, e kjo nuk është bazë e mirë për lyerje.

SHMANGNI KREMRAT Po ashtu, mos lyeni asnjë lloj kremi sepse yndyra parandalon që llaku të “ngjitet” dhe të “pushojë” ashtu si duhet.

BAZA Para llakut përdorni bazë. Le të jetë kjo rutina juaj, sepse kjo bazë neutrale mbron thonjtë tuaj.

NGJYROSJA NË TË FTOHTË Mos lyeni thonjtë në ambiente ku bën shumë ngrohtë, në plazh apo afër ndonjë zjarrit të hapur. Ngjyrosja në hapësirë të ftohtë më mirë ngjitet për thua dhe do të zgjatë më gjatë. Nëse kjo ju duket tepër e vështirë, atëherë llakun ta mbani në frigorifer së paku një orë. UJI DHE LLAKU Pak pas lyerjes, duart t’i mbani disa minuta në ujë të ftohtë akull. Kjo shpejtë e than llakun dhe e bën më jetëgjatë. Përkundër kësaj, pas ngjyrosjes shmangni dushin, sepse avulli e shkatërron mundin tuaj.

Komento