nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për fytyrë Si të kujdesemi për aknet?në Këshilla për fytyrë Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë nga karakteristikat e përmasat. Shkaqet kryesorë janë faktorët gjenetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe, yndyrat, salcat pikante, dieta e varfër në perime. Etapat Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteresh. Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrrat dhe për më tepër lënë shenja të paevitueshme në lëkurë. Kur formohen? Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo, i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës, ku ndodhet qelbi, zhvillohen baktere të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteret shkaktojnë skuqjen e lëkurës. Është e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lënë shenja të dukshme në lëkurë. Këshilla 1. Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës. 2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula, etj, 3. Lani duart përpara aplikimit. 4. Zgjidhni kozmetikë profesionale. 5. Evitoni fast-food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës. 6. Përdorni fruta e ushqime të freskëta. 7. Merrni vitamina A, C, E. 8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi. 9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti. 10. Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën. 11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteresh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet. Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet Sipas specialistëve, 12 vjeç është zakonisht mosha në të cilën nisin të shfaqen aknet e para. Në të gjitha rastet ato duhet të kontrollohen nga mjekë estetë, për të kuptuar nëse lëkura është problematike apo nëse këto puçrra janë të moshës. Rekomandohet që 3 vitamina nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën e përditshme të çdo njeriu, e mbi të gjitha te të gjitha femrat apo meshkujt që kanë probleme me puçrrat në fytyrë. Bëhet fjalë për vitaminat A, E dhe C. Po tri është edhe numri i bimëve që duhet të përdoren rregullisht nga të gjithë personat që kanë probleme me puçrrat në fytyrë; kamomili, kalendula dhe kamfor. Pastrimi i fytyrës në disa seanca Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klientin. Terapinë në institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca./aexpress/ PrapaPara Tags: ftyre e yndyreshmeaknet Komento Anulo Shto Koment
në Shëndeti & Dieta Aknet Arsyeja më e fortë pse kemi akne, është STRESI! Trajtat e tyre ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe …
në Këshilla për fytyrë Hudhra kundra akneve Hudhra shumë e domosdoshme për trajtimin e fytyrës me akne, deri më tani mbase nuk e keni ditur rëndësinë e …
në Këshilla për fytyrë Kujdesi te lëkura e prirë ndaj akneve Aknet zakonisht paraqiten tek tinejxherët, periudhë kur mosha dhe hormonet shkaktojnë këto shpërthime të …