Si të kujdeseni për flokët e dobëta dhe ato të trasha

Si të kujdeseni për flokët e dobëta dhe ato të trashaNdërtimi natyral i cilësisë së flokëve tona është: në mënyrë klasike, si bari i gjelbër që gjithmonë është më i gjelbër në anën tjetër.

Ata që kanë flokë të holla do të jepnin gjithçka për më shumë volum, derisa ata me flokë më të trasha janë të ngopur me mënyrën se sa të egra dhe të paimagjinueshme dinë të jenë nganjëherë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas “Cool Blades”, ekzistojnë fshehtësi që mund t’i aplikoni që flokët tuaja t’i bëni më të mirat, pa marrë parasysh cilësinë e tyre.

Ekzistojnë disa këshilla bukurie për ata me flokë të holla. Kujdes nga të djegurat e diellit. Edhe të kesh kaçurrela dihet se sa e vështirë është të kujdesesh për to, pa marrë parasysh se sa orë qëndron para pasqyrës. T’i lagësh flokët me sprej me kripë, është një mënyrë e lehtë dhe shihet si ilaç shtëpiak. Tharja e flokëve teposhtë është mënyrë e mirë për t’jua shtuar volumin, e po ashtu edhe përdorimi i shamponit së thatë në rrënjë. Duke i pastruar paksa më rrallë, do t’ju ndihmonte që flokët që mbajnë ngjyrën, derisa tharja e tyre mund t’i dëmtojë ato, sidomos majat. Pa marrë parasysh se çfarë flokë keni, prerja jo e mirë minimizon shkëlqimin e saj.

Stilistja Skyler McDonald thotë: ‘Sa për flokët e dobëta, jeni me fat. Gjithmonë është më mirë të keni më shumë flokë sesa pak’.

Komento