Si të kujdeseni për lëkurë normale ose e thatë

Kërkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatë, që të mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale të lëkurës.

Në mëngjes

Lajeni fytyrën me një shkumë pastruese që fillon të veprojë menjëherë sapo gjendet në kontakt me ujin.

Ndërsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen në thellësi fytyrën, duke e përgatitur për të pritur makijazhet për grimin.

Përdorni ujë të vakët (shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të dëmtojë kapilarët nën lëkurë duke i hapur rrugë skuqjeve, sidomos në zonën e faqeve). Një herë në javë bëjini një esfoliant lëkurës me një produkt të veçantë të përbërë nga mikrokokrriza të imëta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermën.

Në mbrëmje

Përdorni një detergjent me bazë lipolipidike: ndërsa eliminon grimin, ai rindërton barrierën hidrolipidike e cila dëmtohet gjatë ditës për shkak të ndikimit të ambientit. Mund të përdorni edhe tonikun, por duhet të keni kujdes që të zgjidhni një pa alkool, përndryshe do të rrezikoni të irritoni dhe të varfëroni shtresat e sipërfaqes së lëkurës.

Lëkurë e yndyrshme

Për këtë lloj lëkure, ndalohen produktet agresive që mund të provokojnë efektin e kundërt: duke e tharë lëkurën stimulojnë gjëndrat dhjamore që të prodhojnë më tepër yndyrë.

Në mëngjes

Lajeni mirë fytyrën me një detergjent specifik për lëkurën e yndyrshme: një i tillë ka përbërës ekuilibrues – yndyrë dhe dezinfektues, të cilët pastrojnë poret dhe eliminojnë efektin shkëlqyes nga fytyra.

Së paku dy herë në javë, bëni një scrub me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj poreje dhe të mund të eliminojë pikat e zeza. Gjatë ditës, kujdesuni të mbani afër peceta të lagura specifike, në mënyrë që të thani dhe të eliminoni ndonjë ndriçim eventual, sidomos në zonën T të fytyrës. Produktet e reja të firmave të mira kozmetike, mund të përdoren edhe mbi grimin e fytyrës.

Në mbrëmje

Zgjidh një qumësht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpëlajeni mirë fytyrën me ujë të freskët të rrjedhshëm. Pas kësaj është i domosdoshëm toniku: duhet një produkt i veçantë me një gradë të ulët alkoolike me elementë lehtësisht esfoliantë, ai acidi salicilik, që ditë pas dite pastrojnë me të vërtetë poret e lëkurës.

Lëkurë e ndjeshme

Më e hollë dhe më pak elastike nga norma, një lëkurë e tillë duhet trajtuar me maksimumin e delikatesës, për të evituar skuqjet dhe irritimet tipike të një lëkure kuperoze (që i acarohen kapilarët duke u shfaqur mbi sipërfaqe).

Në mëngjes

Pastrojeni me kujdes me një krem detergjent duke masazhuar fytyrën dhe qafën me gishta. Ndiqni një lëvizje delikate rrethore nga qendra e fytyrës drejt mollëzave, ballit dhe mjekrës, për të riaktivizuar mikroqarkullimin nën lëkurë. Nuk duhet që lëkura të ketë kontakt direkt me ujin e çezmës: gëlqerja mund të arrijë të formojë kalcium dhe mbetje kimike, duke dëmtuar edhe më barrierën e jashtme të lëkurës, që edhe pa këto ndërhyrje është goxha problematike. Për ta hequr kremin detergjent, duhet të përdorni pambuk të lagur me ujë që shitet i ambalazhuar.

Në mbrëmje

Zgjidhni qumështin dhe tonikun specifik për lëkurën tuaj. Dhe në zonat e konturit të syve dhe buzëve përdorni produktet specifike. Një tjetër sugjerim: përdorni vetëm pambuk hidrofil të bardhë (ata të ngjyrosur, edhe pse nuk japin probleme në të tjera lloje lëkure, në fytyrat e ndjeshme mund të bëhen shkaktare të irritimeve).

One Comment

  1. Pershendetje ,jam Merita 23 vjeqare, me heret e kam pasur fytyren shum te yndyrshem por tani me eshte ber e that,kam perdor nje preparat prej Lorealit sikur qumeshte per mee pastru fytyren njherit edhe me i hek aknet,mirpo ai me ka demtu shum fytyren dhe me jan ber sikur pika te kuqe ne fytyr por njekohesisht e kam perdor edhe pomaden Lory,aka mundesi me ma jep nje keshill qka mundem me perdor,tung ju pershendes,
    Me respekt.
    Merita.

Komento