Si të kujdeseni për thonjtë të ndjeshëm dhe të dobët

si-t-euml-kujdeseni-p-euml-r-thonjt-euml-t-euml-ndjesh-euml-m-dhe-t-euml-dob-euml-t_hdNëse keni thonj të dobët dhe të ndjeshëm, është e rëndësishme t’i forconi duke evituar në këtë mënyrë problemin. Në mënyrë që ata me të vërtetë të duken bukur, duhet t’i dini disa gjëra themelore.

20 % e popullsisë kanë probleme me dobësimin e thonjve, ku frekuenca më e lartë paraqitet tek femrat, pavarësisht moshës. Dobësia e tyre mund të jetë idiopatike ose pa shkaqe precize, apo si pasojë e patologjive dermatologjike dhe sistemike, ku trajtimi është kondicion esencial për një përmirësim të simptomat.

Në rastin e parë është, Living këshillon të adaptoni disa rregulla të vogla të cilat ju lejojnë të përmirësoni cilësinë e thonjve.

* Të vishni dorashka gome kur bëni punët e shtëpisë për të evituar kontaktin e tepërt me ujin apo me substancat kimike agresive.

* Të mbani thonj të shkurtër për të evituar rrezikun e mikrotraumave.

* Aplikoni hidratues që përmbajnë elemente si fosfolipide, acid laktik dhe kolagjen.

* Të ndjekësh një ushqyerje në gjendje për të garantuar një raport të drejtë me hekurin, zinkun, selenin dhe me vitaminat B6, C, E.

Komento