Si të largoni lëkurat e sipërfaqshme që ngelen të thata në fytyrë?

Si të largoni lëkurat e sipërfaqshme që ngelen të thata në fytyrë?Është problem i të gjithave! Në mos një herë, një herë tjetër, të ka ndodhur edhe ty! Shkaqet janë keqëushqyerja, ndërrimi I temperaturave por edhe moskudjesi. Është një metodë fal së cilës do të lirohesh nga ky siklet.

Përzjeni 2 lugë mjalt, 2 lugë lëng limoni dhe një lugë miell tërshëre. Trazojini mirë deri sa të bëhet një masë që mund të vendoset në fytyrë, pra mjalti të shpërndahet e njëtrajtësohet me përbërësit e tjerë.

Aplikojeni në fytyrë por vetëm në zonën problematike. Së pari, për të parë reagimin, vendosni vetëm pak për t’u siguruar që nuk do të shkaktojë reaksione. Lëreni të veprojë 15 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.