Si te luftojme plakjen

Studimet e reja kane zbuluar se ushtrimet mund te largojne rrudhat, bejne qe te dalin floket dhe kthejne mbrapsht thinjat e flokeve.

Ushtrimet vertete te dhurojne me shume energji dhe te mbajne ne forme. Por studimet e reja nga Universiteti McMaster sugjerojne se ushtrimet e qendrueshmerise gjithashtu mund te ndihmojne te luftosh, e bile edhe te kthesh mbrapa, shenjat e plakjes si renia, thinjat e flokeve dhe hollimi i lekures.

Sipas Shoqates Kanadeze per Ushtrime dhe Fiziologji ushtrimet e qendrueshmerise jane aktivitet aerobike,  si ecja e shpejte, vrapimi dhe ciklizmi qe permiresojne formen e kardio-respiratorit. Sa me gjate qe mundesh te besh ushtrime aerobike aq me shume ke qendrueshmeri.

Ne studimin e McMaster, studiuesi prijes Dr. Mark Tarnopolski ka testuar minj me karakteristika fizike te ngjashme qe krahasohen me persona te moshes mesatare qe te bejne 45 minuta vrapim tri here ne jave. Lekura e tyre ishte bere me e shtrenguar dhe qimet kishin filluan prape te rriten dhe ndaluar se thinjuri.

“Ushtrimet nuk ndikojne vetem ne zemer dhe muskuj; e ndoshta ato ndikojne edhe ne prodhimin e kimikaleve si hormone qe kane efekte te dobishme ne indet e tjere,” thote Tarnopolski. Plakja eshte e pashmangshme, por studimi im tregon se ushtrimet mbajne njerezit te shendetshem dhe aktiv, dhe mund te ju ndihmoj atyre te jetojne me gjate.”

Ai dhe ekipi i tij tani per tani jane duke krahasuar qelizat e atleteve dhe atyre njerezve qe bejne jete sedentare (te ulur, jo aktive) per te zbuluar cilet kimikale hormonale zmbrapsin pleqerine.

Publikimi i te dhenave pritet brenda vitit. Tarnopolski me pare ka publikuar raporte qe tregojne se ata te moshes 65 e tutje me ushtrime mund te kthejne plakjen e muskujve per 20 vite.

Vet nje vrapues i rregullt, Tranopolski ben me dije se pasi qe njerezit aktive kane gjasa me shume te jene jashte natyre, dielli mund te kunderveproj ndaj dobive te ushtrime ne lekure.

Pra duhet keni kujdes qe te aplikoni krem kunder dielli para se te dilni jashte ne diell per te vrapuar. Gjithashtu, te fitosh kondicion, kerkohet kohe dhe trajnim i rregullt. Por a nuk eshte nxitese fakti qe ndoshta mund ta gjesh burimin e rinise nese vrapon?