Si të luftoni ënjtjen e zonës poshtë syve

Përballojeni ënjtjen e syve me 5 hapa të thjeshta, të cilat mund t’i zbatoni në kushte shtëpiake, por rezultatet janë me të vërtetë si të një profesionisti.

Konsumimi i madh i alkoolit, në kombinim me asortimentet me kripë (chips-e, bajame, kikirikë etj.) të cilat shërbejnë pothuajse kudo për të shoqëruar pijet alkoolike, mjaft herë konsiderohet si fajtori numër 1 përsa i përket enjtes së syve, dhe sidomos të zonës së poshtme të tyre.

Të gjitha sa përmendëm më lart, të kombinuara me mungesën e gjumit, ndikojnë në mbledhjen e lëngjeve poshtë syve, duke shkaktuar ënjtje.

Përballojeni problemin hap pas hapi
Përballojeni ënjtjen e syve me 5 hapa të thjeshta, të cilat mund t’i zbatoni në kushte shtëpiake, por rezultatet janë me të vërtetë si të një profesionisti.

1 Merrni 1 filxhan me ujë dhe zhysni në të 2 qeska të gatshme çaji të zi ose kamomil. Vendoseni filxhanin në frigorifer për rreth 15 min.
2 Nxirreni filxhanin nga frigoriferi. Shtrihuni në krevat duke e vendosur kokën në 2 jastëkë.
3 Mbyllni sytë dhe vendosni nga një qeskë në secilin sy. Kini kujdes që qeskat të mbulojnë të gjithë zonën e syve. Qëndroni kështu për rreth 10 min.
4 Në vazhdim hiqini qeskat nga sytë dhe lërini të thahen pa i fshirë. Më pas shtroni në sy një krem hidratues ditor. Preferoni një krem të lehtë, i cili të përmbajë substanca qetësuese për lëkurë, si p.sh kamomil dhe vitaminë A.
5 Në fund mund të shtroni në zonën poshtë syve një korrektor, të cilin e këshillojmë vetëm nëse do të dilni jashtë shtëpisë dhe ju duhet të makiazhoheni sërish. /Telegrafi/

Komento