Si te mbrojme floket ne stinen e plazhit

Dielli, kripa e detit dhe klori jane armiqte me te medhenj te flokeve te shkelqyeshme.

Edhe pse mund t’ju pelqeje lehtesia e formesimit te flokeve plot kripe deti, ato duhet me doemos t’i lani me uje te embel dhe me shampo. Pa marre parasysh se a keni floke te yndyrshme, normale, apo te thara, deri ne kohen qe  qendroni ne bregdet, ato duhet t’i lani cdo dite.

Derisa qendroni ne plazh, majat e flokeve lyeni me rigjenerues apo krem kunder rrezeve te diellit, e pas plazhit, floket duhet t’i lani me shampo “after sun”, te cilet me se miri largojne kripen nga floket, por edhe klorin dhe kremin e diellit.

Kur flasim rreth mbrojtjes se flokeve nga dielli, klori dhe kripa e detit, vlen e njejta gje si per floket e lyera, po ashtu edhe per ato te palyera.

Floket e lyera kane qime te cilat jane me shume te hapura, prandaj floket thahen me shpejt, per kete arsye nevojitet nje kujdes adekuat. Para se te hyni ne pishine apo det, lagni floket me uje te pijshem, sepse keshtu ato do te thithin me pak kripe deti apo klor.

Natyrisht edhe pas daljes nga deti duhet lare floket, ne menyre qe kripa e detit te mos demtoje majat e flokeve.

Ne periudhen e veres eshte mire qe floku te trajtohet me maska ate ndryshme rigjeneruese, madje ato mund t’i pergatisni vete ne shtepi,nese doni, mund te perdorni nje maske qe  ju nevojiten: dy te verdha veze, dy luge mjalte, gjysme luge vaj ulliri.

Gjithcka perzieni mire dhe veni ne floket e lageta. Kete maske mund ta mbani ne koke nga 10 minuta, deri ne  4 ore. Ne fund lani floket me uje te ngrohte dhe shampoo.