Si te menaxhoni lidhjen ne ambientet e punes

Nese dashuria juaj eshte e rendesishme dhe ia vlen te rrezikoni kaq shume, se pari duhet te tregoni shume kujdes me menyren tuaj te sjelljes, ne menyre qe te mos prekni ndjeshmerine e kolegeve tuaj.

Per te mos prishur ekuilibrat delikate, per te mos u gjetur te papergatitur kur historia e dashurise perfundon, por, mbi te gjitha, per t’u ndjere gjithnje rehat “profesionalisht”, duhet te dini si te silleni dhe te veproni kur shigjeta e Kupidit godet brenda ambienteve te zyres.

Keni rene ne dashuri me nje koleg? Jeni duke vleresuar seriozisht avancimin e nje bashkepunetori? Ne cfaredo niveli te jete historia jote, dashuri profesionale, duhet te keni nje gje te qarte ne mendje: nese ka lindur brenda ne zyre, ajo eshte e destinuar te jete nje flirt dhe shume, shume e rrezikshme. Jo per marredhenien ne vetvete, por per faktin se nese ajo perfundon, prej saj mund te gjeneroje nje situate qe me pas mund te jete shume e veshtire per t’u mbajtur nen kontroll.

Por, nese dashuria juaj eshte e rendesishme dhe ia vlen te rrezikoni kaq shume, se pari duhet te tregoni shume kujdes me menyren tuaj te sjelljes, ne menyre qe te mos prekni ndjeshmerine e kolegeve tuaj. Por si? Thjesht duke respektuar disa rregulla te miresjelljes. Keni nje marredhenie dashurie brenda zyres? Gjeja me e mire eshte ta beni publike, pasi keshtu nuk do te rrezikoni t’ju shohin jashte dhe te bejne komente mbi ju.Por, nese eshte thjesht nje flirt, evitoni ta beni ate “publike” menjehere, por prisni sa te kaloni periudhen e pare te dashurise.

Nese keni lidhje me shefin, mos kerkoni te keni privilegje qe te tjeret nuk i kane, si te merrni informacione te rezervuara per personelin, te largoheni me shpejt nga zyra, ose te beni me shume dite pushimi. Ne te njejten menyre, nese shefi jeni ju, mos bej diferencime midis te dashurit tend dhe kolegeve te tjere.

Pra evito marrjen apo dhenien e favoreve. Kur je vetem me te, ai ka nje sjellje te dashur dhe i sjellshem, si te hap deren, sposton karrigen, etj? Nuk duhet te presesh me shume ne ambientin e punes. Nese eshte i tille me ju, duhet te sillet keshtu edhe me grate e tjera qe jane ne zyre. Ne ambientet e zyres asnjehere mos trego me shume konfidence ndaj partnerit tend.

Para se te hyni ne nje dhome trokisni ose kerkoni leje, sic veprojne te gjithe koleget e tjere. Nese zyrtarisht jeni bashke, asnjehere mos u kycni ne nje dhome per nje kohe te gjate, madje do te ishte me mire te mos e benit kete gje. Keshtu do te respektoni vendin e punes. Nese gjithnje i keni folur me “ju”, vazhdo t’i drejtohesh ne te njejten menyre.

Mos e therrit kurre me perkedheli apo me shkurtime. Kurre mos bej “klan” ne zyre, por vazhdo sillu si me pare. Mos mbaj asnje qendrim dhe mos i kerko partnerit ta beje kete. Kurre mos u puthni apo te keni sjellje dashurie para kolegeve, klienteve apo bashkepunetoreve tuaj.

Komento