Si të merrni ngjyrë të bukur dhe seksi!

Meqë lëkura e rrezitur ka hyrë në modë dhe pamja braziliane e ka ‘ngjyrosur’ planetin, bronzerët janë bërë pjesë përbërëse e makijazhit veror.

Bronzerët janë shtesë e shkëlqyer për ngjyrimin dhe shkëlqimin e lëkurës gjatë kohës së verës. Përdoren në të gjitha format dhe ndodhen në paletën më të gjerë të ngjyrave. Hyrja në modë e lëkurës së rrezitur dhe luk-u brazilian, kanë bërë që bronzerët kohët e fundit të bëhen pjesë përbërëse e make-up-it veror.

Ekzistojnë në të gjitha nuancat e lëkurës së rrezitur, pa marrë parasysh forcën. Sot, kur rrezitja është me rrezik të madh për lëkurën, bronzerët janë mënyrë ideale për “ngjyrosje” të lëkurës, sikur të keni qenë në det.

Kohët e fundit trend i ri janë edhe vetënxirësit si dhe tabletat, të cilat e nxisin tajitjen e melaninës, e me këtë edhe procesin e vetënxirësit. Për sa i përket vetënxirësit, duhet të jeni tepër e shkathët gjatë përdorimit të tij. Metoda më e re është air-brash, e cila është më e padëmshmja për lëkurë, porse i vetmi problem është se nuk zgjat shumë.

Kur kemi të bëjmë me teksturën e bronzit, duhet të zgjidhni atë që i përgjigjet lëkurës suaj dhe rastit për të cilin përgatiteni.

* Bronzeri i lëngësht: lehtë mbulon lëkurën, është ideal për sipërfaqe të mëdha (tërë trupi), sepse përdoret lehtë, i jep shkëlqim dhe jetë lëkurës.

* Bronzeri – krem: shtrihet më lehtë dhe ka forcë më të madhe të mbulimit, duhet të fërkohet mirë, që të mos mbeten vijat.

* Bronzeri i gurtë ose pluhur: është më i lehtë për përdorim, jep një mbulim të butë, nuk është i qëndrueshëm, është ideal për sipërfaqe të vogla (për faqet, sytë … )

Komento