Si të ndaloni skuqjen mes kofshëve tuaj

Si të ndaloni skuqjen mes kofshëve tuajSkuqja e lëkurës mes kofshëve, është gjëja më e keqe që mund të na ndodhë. Këtë e dimë. Por, ekzistojnë mënyra për ta shmangur atë.

Ose, nëse veçmë e keni këtë problem dhe keni kaluar në pikën më të pakëndshme, trajtojeni atë në mënyrë që mos të bëheni edhe më keq. E tëra fillon me disa çështje kyçe…

Problemi: Shumë fërkim

Fërkim i tepërt për çfarëdo llo arsye – duke ecur, duke punuar, duke veshur xhinset tuaja të preferuara shumë të ngushta dhe të shtrënguara, të gjitha këto mund ta dobësojnë lëkurën dhe ta përkeqësojnë atë.

Si ta parandaloni atë: Provoni vazelinë, çdo mëngjes si rutinë dhe do shihni mrekulli. Ky është një balsam i padukshëm mbrojtës që funksionon shumë mirë – shumica e vrapuesve dhe çiklistëve e përdorin këtë.

Problemi: Djersitja e tepërt

Djersitja apo lagështia mund të dëmtojë shtresat e sipërme të lëkurës duke e bërë atë të irrituar, skuqur dhe të dhimbshëm.

Si ta parandaloni atë: pluhur pudër të fëmijëve, bën një punë shumë të mirë në mbrojtjen e lëkurës suaj nga djersa. Hidhni pak pudër në mëngjes dhe filloni ditën tuaj. Për më shumë mbulim, hidhni edhe pak antiperspirant në zonat tuaja më të ndjeshme.

Problemi: veshje sportive irrituese

Nëse nuk vishni rrobat e duhura për ushtrime apo stërvitje, atëherë kofshët tuaj me të vërtetë do ta paguajnë keq si rezultat i lëvizjeve përsëritëse.

Si ta parandaloni atë: pantallona pambuku të lirshme – ato vetëm se do të irritojnë lëkurën tuaj edhe më tej. Në vend të kësaj, bëni zgjedhjen e materialeve që thithin lagështinë dhe ngjiten për trupin tuaj.

Është shumë vonë dhe tashmë jeni të dëmtuar? Provoni këto truqe:

Zgjidhni një pastrues të butë dhe jo të ashpër. Përdorimi i sapunëve të ashpër mund ta përkeqësojë lëkurën tuaj dhe ta bëjë situatën edhe më keq. Pastrojeni butësisht me ujë të ngrohtë dhe pH neutral me hidratues si Dove.
Gjatë ditës vishni rroba të buta prej pambuku dhe që lëshojnë ajër, si dhe gjatë natës pizhame pambuku në vend të një këmishe nate.

Përdorni vazelinë për të zbutur, mbrojtur dhe shëruar lëkurën e dëmtuar. Shmangni kremrat me aromë apo përbërës me aromatizues, ato do të irritojnë edhe më shumë lëkurën.
Kontaktoni mjekun tuaj. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ju mund të keni ndonjë infeksion. Kur lëkura juaj është e dëmtuar, bakteriet mund më lehtë të depërtojnë dhe do ta keni patjetër të përdorni krem mjekësor për tu shëruar.