Si të parandalojmë rënien e flokëve

HTTP error.Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të përdorni produktet natyrale. Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve.

Trajtimi me vaj të nxehtë

Për këtë trajtim përdorni vajin e ullirit apo kokosit. Ngroheni në zjarr, por jo të jetë nxehur më shumë sesa duhet. Masazhoni më pas skalpin e kokës suaj. Mbajini flokët e vajosur për rreth 1 orë dhe më pas lajini ato.

Trajtimi me lëngje natyrore

Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore, si atë të hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

Masazhoni herë pas here kokën

Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Nëse ky i fundit bëhet gjithmonë në lëkurën e kokës, mban folikulat e flokut aktive.

Antioksidantët

Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.

Praktikoni meditimin

E besoni ose jo, shpesh herë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal.