Si të parandaloni kancerin e zorrës së të trashë

Kanceri në zorrë të trashë është i dyti për sa i përket shkallës së vdekshmërisë në Kanada. Kjo është sëmundje e cila ndërlidhet me mënyrën e jetës në vendet e industrializuara.

Kjo është vërtetuar me numrin madh të të sëmurëve në Amerikën veriore, Evropë dhe Australi, ku sëmundja është 25 herë më e shpeshtë, se sa të themi, në Afrikë.

Në periudhën 20 vjeçare (nga viti1983 deri në vitin 2002) kanceri i zorrës së trashë është shtuar dukshëm në vendet në zhvillim, falë mënyrës së jetës që praktikohet në vendet e industrializuara.

Për një numër të madh të të sëmurëve karakteristike është ushqimi i dobët, përplot me yndyra, mbipesha si dhe aktivitetet e pakta fizike. Me një modifikim të vogël të këtyre tre parametrave, lajmërimi i kancerit në zorrë të trashë do të mund të zvogëlohej për 70%.

1.

Ushqimi do të duhej të bazohej në sasi më të madhe të pemëve dhe perimeve, që përmbajnë sasi të lartë të vitaminave dhe përbërësve tjerë që ndikojnë negativisht apo ngadalësojnë zhvillimin e kancerit në zorrë të trashë. Konsumimi i mishit të kuq do të duhej të zvogëlohej në masë drastike, ngase përshpejton shfaqjen dhe zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Një hulumtim klinik ku kishin marrë pjesë rreth 500.000 nga kontinenti i Evropës ka treguar se njerëzit që konsumojnë shumë pemë dhe perimetër 40% zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë..

2.

Mbajtja e një pese normale jashtëzakonisht ka rëndësi.

Personat që kanë peshë të shtuar apo janë të plotë, 50% më shumë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje. Konsiderohet se përqendrimi i lartë i insulinës në gjak dhe shfaqja e infeksioneve kronike, janë ato që shkaktojnë zhvillimin e kancerit.

3.

Aktivitetet e rregullta fizike luajnë një rol kyç në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Mënyra e të qëndruarit ulur mund të jetë faktor i një sërë sëmundjesh, e në mesin e tyre dhe të kancerit në zorrë të trashë. Një numër i madh i studimeve ka vërtetuar se aktivitetet e rregullta fizike zvogëlojnë mundësitë e shfaqjes së kancerit në zorrë të trashë për 50%. Kjo shpjegohet me faktin se aktiviteti fizik zvogëlon nivelin e sasisë së insulinës në gjak e me vetë këtë parandalon shfaqjen e proceseve infektuese.