Si të përgatitni këtë laksativ natyror

Si të përgatitni këtë laksativ natyrorPërbërësit natyrorë të kësaj pije laksative promovojnë tretjen dhe ndihmojnë organizmin që t’i nxjerrë jashtë mbetjet ushqimore.

Njerëzit që kanë vështirësi me zbrazje të zorrëve shpesh përdorin laksativë pa kontroll. Por, problemi këtu qëndron te përbërja kimike e laksativëve të tillë, të cilët mund të shkaktojnë efekte të shumta anësore, pas një përdorimi të zgjatur. Ekspertët kanë dëshmuar se këta laksativë mund të shkaktojnë vartësi dhe mund ta ndërrojnë përbërjen e florës bakteriale të zorrëve.

LAKSATIVI NATYROR PËR ELIMINIM TË MBETJEVE NGA ORGANIZMI Kjo pije laksative përdorë një kombinim të përbërësve natyrorë, sikur majdanozi, uthulla, mjalti dhe limoni. Vetitë tretëse dhe antioksiduese të këtyre ushqimeve promovojnë largimin e shpejtë të mbetjeve nga organizmi. Për dallim nga produktet komerciale, ky preparat nuk ka efekte të menjëhershme, por e mbështet procesin e tretjes natyrore derisa jeni në gjumë. Në këtë mënyrë, trupi absorbon më mirë përbërësit natyrorë, duke përmirësuar funksionin e mëlçisë dhe duke përgatitur mbetjet ushqimore, që të eliminohen në mëngjes. Përshpejton metabolizmin dhe pengon shtresimin e dhjamit.

SI TË PËRGATITET KY LAKSATIV NATYROR? Këtë laksativ natyror duhet përdorë 3-4 herë në javë. Edhe pse të gjithë përbërësit janë natyrorë, nuk duhet konsumuar çdo ditë, për shkak se mund të vijë deri te zvogëlimi i aftësisë tuaj për të absorbuar përbërësi ushqimorë me anë të zorrëve.

PËRBËRËSIT – 5 lugë gjelle të majdanozit të grirë – Lëngu i një limoni – 1 lugë gjelle uthull molle – 1 lugë gjelle mjaltë të pastër – 1 lugë gjelle xhenxhefil të sapogërryer – ½ luge gjelle kanellë – 2 gota ujë PËRGATITJA – Lajeni majdanozin dhe grijeni sa më imtë që të jetë e mundur. – Shtrydheni një limon në kavanoz dhe përziejeni lëngun e tij me ujë. – Shtoni përbërësit e tjerë, përzieni me një lugë të drunjtë dhe lëreni preparatin që të qëndrojë në temperaturë të dhomës për 2 orë.

PËRDORIMI – Një orë para se të bini në gjumë, pijeni një gotë të këtij preparati. – Përsëriteni edhe të nesërmen, deri në maksimalisht, 4 ditë me radhë. – Pasi që ta pini këtë preparat, mos pini e as mos hani asgjë tjetër.

PËRFITIMET E TJERA, QË SJELL PËRDORIMI I KËTIJ LAKSATIVI NATYROR Edhe pse ky preparat përdoret për luftimin e kapsllëkut dhe vështirësive të tretjes, ai po ashtu sjell përfitime tjera për shëndet, sikur p.sh. ai ka veti diuretike, si dhe antiinflamatore, duke qetësuar dhembjen e nyjave dhe të kokës (ku ka edhe veti analgjetike). Përbërësit e tij antioksidues ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit të keq dhe forcimin (ngurtësimin) e artereve. Për më tepër, përdorimi i këtij preparati rregullon edhe shtypjen e gjakut dhe ulë rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shkak të aftësisë për luftimin e radikaleve të lira, ky preparat është i dobishëm edhe për shëndetin e lëkurës dhe për parandalimin e plakjes së parakohshme. Derisa jeni duke e përdorë këtë preparat, dieta juaj duhet të jetë e pasur me pemë, perime, drithëra integrale dhe ushqime tjera, të pasura me fibra.

Komento