Si të riktheni shkëlqimin e stolive

Si të riktheni shkëlqimin e stoliveJa një recetë e thjeshtë për të rikthyer shkëlqimin e stolive tuaja:

Përbërësit:

Një enë të cilën mund ta mbuloni me letër alumini

1 filxhan ujë i vluar,

1/2 filxhan uthull,

1 lugë  gjelle, sodë bikarbon

Enën e mbuloni plotësisht me letër alumini në pjesën e brendshme të saj. Mbi letrën e aluminit përzini të gjithë përbërësit. Stolitë i vendosni në ujin e përgatitur dhe i leni të qëndrojnë derisa të jenë pastruar.

Komento