Si të trajtoni skuqjen e fytyrës

Si të trajtoni skuqjen e fytyrësRosacea është një sëmundje që shkakton skuqjen e fytyrës. Ekzistojnë medikamente në dispozicion për trajtimin e kësaj sëmundje, por nganjëherë mund të shkatërrojnë sistemin imunitar aq shumë saqë vjen deri tek infeksioni.

Preparatet shtëpiake janë shumë të mira kundër rosacea-s nëse dini ti përdorni siç duhet. Gjithashtu, preparatet shtëpiake janë ekonomike dhe mund të jenë shumë më tepër të dobishme në krahasim me medikamentet tradicionale.

Preparati i parë shtëpiak që mund të trajtojë rosacea-n është pastrues i butë i fytyrës, zakonisht në formë të lëngshme. Kjo duhet të përmbajë substance natyrale që heqin të gjitha papastërtitë nga fytyra e një personi. Aloe Vera përdoret shpesh për këtë qëllim. Gjatë përgatitjes së pastruesit natyral, nuk duhet të përdoren asnjë përbërës në të cilën lëkura tregon reaksione alergjike.

Fytyra duhet të pastrohet disa here në ditë.

Përdorimi i irrituesve në këto losione pastuese është rreptësisht e ndaluar sepse mund të shkaktojë prishje dhe dëmtim të lëkurës.

Substanca e dytë e cila mund të përdoret në shtëpi kundër rosacea-s është kamomili. Sapunet dhe losionet pastruese që përmbajnë kamomil janë gjithmonë të mira për pacientët që kanë rosacea. Kjo është një barishte dhe nuk ka efekte anësore.

Një tjetër ilaç shumë efektiv kundër rosacea-s është trangulli. Përdorimi i trangullit në pastrues dhe losione këshillohet shumë sepse kjo tërësisht e pastron lëkurën. Trangulli duhet të konsumohet më tepër në mënyrën tuaj të të ushqyerit sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në ushqyerjen e lëkurës.

Vendosja e copave të trangullit në lëkurë nuk mund të jetë aq efektive, por prapseprap vlera e tij nuk mund të shpërfillet. Personat që vuajnë nga ky irritim i lëkurës, mund të vendosin copa të trangullit mbi zonat e prekura të fytyrës gjatë natës dhe pastaj ti heqin në mëngjes. Trangulli i jpe freski lëkurës si dhe heq skuqjen dhe ënjtjen në fytyrë.

Çaji Fenugreek gjithashtu ka efekt shumë pozitiv në lëkurë. Përdoret poashtu edhe kundër akneve tek të rriturit. Pacientët me rosacea duhet ta konsumojnë 3 deri 4 herë në ditë pasi heq të gjitha puçrrat në fytyrë.

Përdorimi i disa substancave duhet të shmanget për të pasur në kontrollë rosacea-n. Alkooli është substance e cila e përkeqëson skuqjen e lëkurës. Arsyeja për këtë është se alkooli hollon enët e gjakut duke shkaktuar rrjedhjen e gjakut prej enëve, gjë që rezulton në skuqje të fytyrës