Si të ushqehemi në muajin e fundit të shtatzanisë?

Si të ushqehemi në muajin e fundit të shtatzanisë?A e dinit që hurmat e thata janë një burim i shkëlqyer i hekurit dhe se rekomandohen për fëmijët gjatë pubertetit dhe të gratë shtatzëna.

Ato janë një ushqim ideal për personat që vuajnë nga anemia, por mjekët e rekomandojnë konsumimin e tyre edhe gjatë shtatzënisë, veçanërisht një muaj para lindjes.

Kjo do të ndihmojë që të keni më pak dhimbje gjatë procesit të lindjes si dhe më pak gjakderdhje.

Diçka e tillë tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht nga hulumtimet në Universitetin e Shkencave në Jordani.

Hurma është edhe një ndihmës i mirë dhe ushqim mjaft pozitiv për shëndetin e nënave edhe pas lindjes. Ato ndihmojnë në prodhimin e mjaftueshëm të qumështit të gjirit për fëmijën dhe parandalojnë depresionin.