Si të zgjidhësh problemet e lëkurës për pak ditë?

Bukuria dhe shëndeti nuk mund të “krijohen” në pak ditë. Kujdesi për lëkurën dhe fytyrën, parandalimi i rrudhave, njollave dhe akneve nuk janë veprimtari që japin efekt brenda ditës.

Gjithsesi, në situata të caktuara gjithkush përballohet me emergjenca – një party, një takim, një intervistë pune, etj.

A mund të eliminohen në kaq pak kohë probleme të krijuara në muaj apo vite të tërë kujdesi të pamjaftueshëm për lëkurën? Vizita tek një qendër e specializuar mund ta bëjë të mundur këtë “magji”. Lexoni këshillat në vijim…

Fytyra e enjtur ose e skuqur

Në se keni enjtje apo skuqje të fytyrës dhe dëshironi ta largoni atë brenda një ose dy ditëve, vizitoni një mjek dermatolog. Rekomandimi i përshtatshëm për ju mund të jetë një krem me përmbajtje të lartë kortizoni, i cili mund të merret vetëm me recetë mjeksore. Kremi me përmbajtje kortizoni vepron lokalisht, shpejt dhe arrin rezultat brenda pak ditëve nga fillimi i përdorimit. Për raste kur kërkohet efekt veçanërisht i shpejtë ose kur problemi i reziston trajtimit me kortizon, mjeku mund të rekomandojë edhe produkte me efekt më të fortë si p.sh. një pomadë me përmbajtje preparatesh imuno-supresore.

Lëkurë pa shkëlqim

 

Zgjidhja perfekte për trajtimin e lëkurës pa shkëlqim është peeling me acid glikolik ose trajtimi me mikrodermoabrazion. Të dy këto trajtime largojnë shtresën e qelizave të vdekura që grumbullohet në sipërfaqen e lëkurës dhe i heq asaj shkëlqimin. Rezultati? Lëkura merr shkëlqim duke i dhënë fytyrës një pamje të shëndetshme dhe të rinuar. Koha e nevojshme? Brenda ditës.

Akne

Peeling me acid glikolik ose acid salicilik janë zgjidhje përfekte edhe për këtë problem të shpeshtë të lëkurës. Përveç largimit të shtresës së qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, këto acide (sidomos acidi salicilik) kanë vetinë të largojnë edhe qelizat e vdekura që bllokojnë poret e lëkurës dhe shkaktojnë aknet.

Akne të komplikuara

 

Një pomadë me antibiotik (që merret me recetë mjeku) mund të ndihmojë në eliminimin e puçrrave të kuqe të akneve. Pomada me antibiotik rekomandohet të përdoret vetëm në zonën ku ndodhen puçrrat. Në rast se aknet shoqërohen me ciste të dhimbshme, mund të rekomandohet trajtim për disa ditë me kortizon sistemik (vetëm me këshillë dhe recetë nga mjeku).

Rrudha

Pjesa më e madhe e rrudhave që nuk lidhen me mimikën eliminohen pothuajse menjëherë nëpërmjet trajtimit me fillera dermal (acid hialuronik). Përsa i takon rrudhave që lidhen me mimikën, si rrudhat e ballit, rrudhat midis vetullave dhe rrudhat në cepat e syve, trajtimi i tyre me botoks jep rezultat si rregull brenda 2-3 ditëve.

2 Comments

  1. ju lutem me thoni si mund ta pastroj fytyren kam shum pika te zeza dhe ndonje her me dalin disa pucrra dhe fytyra me duket e pistet si me llum

  2. edhe une t nejt i kom ama shum kum provu mi hjek me shum sen po spo muj

Komento