Si ti fshihni qeskat e syve

Shumë gra, por edhe disa meshkuj, vuajnë nga pezmatimet e errëta të qeskave të syrit, të cilat kurrsesi të arrijnë t’i fshehin edhe me një mal preparate dhe kozmetikë të llojllojshme.

Por, ekzistojnë disa fshehtësi si t’i hiqni qafe, ndërsa efekti është i menjëhershëm.

Lëkura në pjesën e syrit është më e hollë sesa pjesa tjetër e fytyrës, e me plakjen tonë po ashtu edhe ajo fillon ta humbasë elasticitetin. Prandaj qeskat e syve, nëse jeni më të ekspozuar ndaj tyre, me kalimin e viteve janë më të theksuara.

Por, ekzistojnë disa fshehtësi që mund t’ju ndihmojnë të mposhtni këta “armiq” të fermave. Ju nevojiten vetëm katër lëvizje.

Konsumoni së paku dy litra ujë

Gjumi i mjaftueshëm dhe i qetë, ushqimi i rregullt dhe i shëndetshëm, sa më pak alkool dhe duhan dhe sa më shumë qëndrim në ajër të freskët, janë të mirëseardhura për një dukje të freskët të fytyrës dhe me më pak qeska në sy. Pos, pos kësaj rëndësi të veçantë ka edhe nëse konsumoni së paku dy lira ujë brenda ditës, ngase uji pastron organizmin nga helmet e ndryshme. Kini kujdes që gjatë orëve të mbrëmjes të mos konsumoni ushqim të fortë.

 

Flini në jastëk

Qeskat të errëta dhe kapakë të dëmtuar të syve shpesh kanë edhe ata njerëz të cilët flenë në stomak. Në indin e kapakëve të syve grumbullohet gjaku, prandaj formohen të ‘ënjtura’. Mu për këtë arsye flini në shpinë dhe nëse është e mundur gjithmonë në jastëk.

 Ftohni vendin rreth syve

Në shumicën e rasteve të ftohtit ndihmon ngase përmirëson dhe shpejton qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon të ënjturat. Vendosni një peshqir në të ftohtë dhe më pas bëni masazh rreth syve, apo nëse keni më të lehtë merrni një maskë me të njëjtin ndikim.

 Preparatet ‘SOS’

Nëse jeni nga ata që kanë qeska të ndryshme rreth syve, përdorni kremra të pasura me vitamina C dhe K.a